• |
ide | kryesore

FOTO/ Spinazzola, operacion i sukseshëm në Finlandë: në rast finale do të jetë në Wembley

-Instant, Sport



Leonardo Spinazzola është operuar për këputjen e tendinës së Akilit, ndërhyrje që është kryer në Finlandë nga Profesori Lasse Lempainen, nën mbikëqyrjen e të famshmit Sakari Orava. Teknikusht, cdo gjë ka shkuar mirë. Për lojtarin e Romës, i cili duhet të kthehet në Itali bashkë me gruan e tij Miriam që e ka shoqëruar për ti qendruar pranë gjatë këtij momenti delikat, procedon një periudhë pushimi dhe një ndalesë prej të paktën 4 muajsh jashtë fushave të lojës, para se të kthehet nën urdhrat e José Mourinho.

Spinazzola, që ka qenë një protagonist absolut i Italisë së Mancinit, mund të jetë prezent në Wembley, 11 korrikun e ardhshëm, në rast të arritjes së finales nga të kaltrit. Mbrojtësi do të jetë një motiv më shumë për shokët e skuadrës dhe do të brohorasë si një tifoz në 90 minutat e fundit të Euro 2020.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *