• |
ide | kryesore

Hakimi fluturon drejt Parisit: 68 milionë euro për Inter

-Instant, Sport



Edhe pak orë të tjera dhe Hakimi zyrtarisht do të jetë një lojtar i ri i PSG. Anësori maroken ka fluturuar sot për në Paris, së bashku me avokatin e tij Alejandro Comano, për ekzaminimet mjekësore dhe nënshkrimin e kontratës së re. Tratativa u zhbllokua pasdite me ndërmjetësuesin Davide Lippi i cili ishte në selinë e Interit për të zgjidhur detajet përfundimtare.

Për zikaltrit 60 milionë euro dhe 8 bonuse të arritshme lehtësisht. Në marrëveshje gjithashtu edhe 3 milion shpërblime të tjera, por më të vështira për tu arritur. Leonardo e parisienët kanë mundur konkurencën e Chelsea e pas praktikave të fundit burokratike bënë lëvizjen përfundimtare.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *