• |
ide | kryesore

Hetimet/ Pse bashkëshorti vrau gruan e tij me thikë brenda në makinë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Mbeten ende të paqarta motivet e krimit në familje që u shënua këtë të hënë në fshatin Bubq të Krujës. Artan Ismalaja qëlloi me thikë bashkëshorten e tij 45-vjeçare, Klarita Ismalaja në makinën e tyre në afërsi të një magazine.

“Klarita mund të jetë vrarë për xhelozi…”– shprehen të hidhëruar fqinjët e prindërve të saj.

Nga hetimet e policisë ka dalë në dritë edhe një pistë e re. Kohët e fundit çifti kishte debatuar për blerjen e një banese për prindërit e 45-vjeçares. Sipas të njëjtave burime ajo i kishte kërkuar Artanit, që t’u blinte prindërve të saj një shtëpi të re, jo në periferi të Fushë-Krujës ku ata banojnë, por në Bubq.

51-vjeçari e qëlloi me thikë në trup dhe në qafë brenda makinës së tyre tip “Ford”. Më pas Artan Ismalaja tentoi vetëvrasjen me të njëjtën thikë. Ai u transportua në gjendje të rëndë për mjekim më të specializuar në kryeqytet.

Roja i magazinës që pa i pari çiftin mësohet tu ketë thënë hetuesve se fillimisht dyshoi se dy personat ishin në momente intime, por kur është afruar për t’i larguar nga oborri i magazinës ka parë trupin e gruas të mbuluar me gjak.

Çifti prej vitesh jetonte në Tiranë. Autori ka servis kamerash dhe kompjuterësh tek ish-stacioni i trenit në kryeqytet.

Sipas policisë, çifti ka hyrë brenda territorit të objektit duke ndjekur një kamion që do të shkarkonte ushqim për lopët. Mbetet e paqartë se përse Artani dhe Klarita udhëtuan nga Tirana drejt Bubqit. Ndoshta për të shmangur dëshmitarët, Artani e ka futur makinën në një zonë të vështirë në fshatin Bubq.

Vrau me thikë gruan e tij brenda në makinë/ Kush është 51-vjeçari, detaje  nga krimi i rëndë (FOTO)
Çifti



2 Comments

  1. si rregull burri vret kur poshterohet.Se ndryshe nuk shpjegohet vetevrasja,pra dashuri allashqiptarce ka qene>Duke gjykuar nga pamja ai ka qene pijanec e bastexhi.Per shkak te pandemise kane rene festat e dasmat keshtu qe fitime ne familje ka sjelle vetem gruaja.Sikur ajo te kish dashnor nuk kish nevoje per burrin te shiste token e babait te saj.Ai ka dashe te shiste token e ta bente rrush e kumbulla paren

  2. si rregull burri vret kur poshterohet.Se ndryshe nuk shpjegohet vetevrasja,pra dashuri allashqiptarce ka qene>Duke gjykuar nga pamja ai ka qene pijanec e bastexhi.Per shkak te pandemise kane rene festat e dasmat keshtu qe fitime ne familje ka sjelle vetem gruaja.Sikur ajo te kish dashnor nuk kish nevoje per burrin te shiste token e babait te saj.Ai ka dashe te shiste token e ta bente rrush e kumbulla paren .Ato robt ku ti kesh ti censuruesi i mesazheve.Mua me vjen keq se poshterohet njhe grua.Ne biznes familjar kur burri nuk punon behet si Kole Gruja,ki bezdishem,maniak pas detajeve.Po te kish dashnor ajo ai do ruante shpinen.Gruaja mbante shtepine me buke,per kete ai tentoi vetevrasjen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *