• |
ide | kryesore

“Italia favorite ndaj Spanjës, Mancini si Bearzot”: Gentile krahason të kaltrit me kampionët e Botës 1982

-Instant, Sport



32 ndeshje pa humbje për skuadrën e Mancinit kanë ekzaltuar edhe një legjendë të të kaltërve si Claudio Gentile, që gjen ngjashmëri të mëdha mes skuadrës që fitoi Botërorin e 82 në Spanjë dhe asaj që do të luajë gjysëmfinalen kundër iberikëve në Euro 2020: “Kam mbetur i goditur nga euforia, nga dëshira për të formuar grup dhe kjo është shumë e rëndësishme. Unë e shoh Italinë si finaliste, pastaj finalet janë gjithnjë një pikëpyetje dhe më e forta nuk fiton gjithmonë. Spanja nuk më duket ekipi i viteve të kaluara, pa lojë dhe e privuar nga lojtarë vendimtarë, por nuk duhet nënvlerësuar. Unë e shoh Italinë si favorite”, ka analizuar ish-mbrojtësi i Kampionëve të Botës në 82.

Ajo që vlerëson më shumë Gentile dhe që e bën të ndjejë se kjo skuadër do të ketë të njëjtin sukses si në Spanjë është fakti se Mancini ka të njëjtën mënyrë punë si Bearzot, njeriu që në 82 e coi Italinë në majën e botës: “Unë mendoj se Mancini ruan pulsin e dhomës së zhveshjes dhe kur bën formacionin nuk gabon. Të bësh grup është shumë e rëndësishme, sepse lojtarët ndihmojnë njëri-tjetrin dhe kjo do të thotë shumë”, përfundoi ish-mbrojtësi. Italia, e vetmja skuadër me vetëm fitore në Euro 2020, ka ngjallur entuziazmin dhe besimin e të gjithëve se është koha për të marrë në shtëpi trofeun, që mungon nga viti 68.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *