• |
ide | kryesore

Maja e Jankës në Vithkuq të Korçës në sundimin e flakëve prej më shumë se 3 ditësh

Arkiva



Zjarret vazhdojnë të jenë të pranishme në Vithkuq të Korçës. Për më shumë se 3 ditësh, flakët vijojnë të djegin pisha dhe shkurre. Deri më tani janë djegur rreth 5 hektarë pisha dhe shkurre, pasi terreni është i vështirë për ndërhyrje. Për shkak të situatës, janë shtuar forcat për fikjen e zjarrit. Në luftën me flakët janë angazhuar 20 forca të ushtrisë dhe një mjet zjarrfikës.

Përveç banorëve të Vithkuqit, kanë ardhur në ndihmë punëtorët e shërbimeve të njësive administrative Vithkuq, Mollaj dhe Drenovë e po ashtu detashmenti i mbrojtjes civile të Korçës.

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *