• |
ide | kryesore

Meta takim me homolugun hungarez: Mundësitë e bashkëpunimit ekonomik janë të pashfrytëzuara sa duhet

-Instant, Lajme, Të fundit



Presidenti Ilir Meta është pritur këtë të hënë nga homologu i tij hungarez Janos Adner.

Meta vlerëson marrëdhëniet mes dy vendeve ndërsa shprehet se mundësitë e bashkëpunimit ekonomik janë ende të pashfrytëzuara.

Kjo vizitë e Metës vjen në kuadër të ceremonisë së përurimit të bustit të heroit kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu.

“Mikpritje e ngrohtë dhe miqësore në Budapest, nga homologu im, Janos Adner.

I lumtur të konfirmonim se marrëdhëniet e shkëlqyera, historike dhe tradicionale mes dy vendeve dhe popujve tanë meritojnë të forcohen dhe të thellohen më tej, në të gjitha fushat me interes të përbashkët.

 Shpreha mirënjohjen e thellë për mbështetjen e vazhdueshme, që Hungaria i ka dhënë Shqipërisë në kuadër të proceseve integruese në NATO dhe Bashkimin Europian, që na ka motivuar më shumë për të vijuar në rrugën e pakthyeshme të reformave dhe plotësimit të të gjitha kushteve të domosdoshme për çeljen e negociatave për anëtarësim.

Vlerësuam se mundësitë e bashkëpunimit ekonomik janë ende të pashfrytëzuara aq sa duhet dhe se shkëmbimet tregtare, ekonomike dhe turistike janë ende larg mundësive të prekshme.

E falenderova Presidentin Ader për kënaqësinë e veçantë, që më dha, për të përuruar së bashku bustin e Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu në Budapest, simbol të rifreskimit të bashkëpunimeve të ngushta mes dy vendeve dhe popujve tanë dhe së ardhmes së tyre premtuese”, shkruan Meta në rrjete sociale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *