• |
ide | kryesore

Ministrat e Jashtëm të BE kërkojnë çarmatimin bërthamor

-Instant, Lajme, Planet



Sasia e armëve bërthamore që ka sot bota do të mjaftonte për ta shuar njerëzimin disa herë. Megjithatë nuk ka pasur ndonjë progres në përpjekjet për çarmatim. Tani ka shpresa për ndryshim.

Para takimit për çarmatimin bërthamor këtë të hënë në Madrid, ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas dhe homologë nga Spanja dhe Suedia u kanë kërkuar të gjitha fuqive bërthamore të reduktojnë ndjeshëm arsenalet e tyre. “Këtu mund të llogaritet reduktimi i ndjeshëm i rolit të armëve bërthamore në strategjitë e doktrinat e këtyre vendeve, të ulet rreziku konfliktit dhe mundësisë së përdorimit gabimisht të armëve bërthamore, të zvogëlohet sasia e armëve bërthamore dhe të vendoset baza për një gjeneratë të re të marrëveshjeve për kontrollet e armatimit, shkruajnë Maas, Arancha González Laya dhe Ann Linde në një artikull të shkruar për gazetën “Rheinische Post”. Si shkas për këtë shërbeu takimi i të ashquajturës “Iniciativa e Stokholmit për Çarmatimin Bërthamor”.

16 vende bashkohen

“Ne duhet t’u japim fund njëherë e përgjithmonë testeve me armë bërthamore, duke e vendosur në fuqi marrëveshjen për ndalimin e zgjeruar të përpjekjeve nukleare”, thuhet më tej në artikullin e tre ministrave të Jashtëm. Në Iniciativën e Stokholmit janë bashkuar 16 vende për të arritur më shumë në këtë drejtim.

Pas takimit të presidentit amerikan, Joe Biden dhe presidentit rus, Vladimir Putin në mesin e qershorit janë rritur shpresat për më shumë progres në zvogëlimin e armatimit bërthamor. Të dyja fuqitë më të mëdha atomike të botës kanë rënë në ujdi për të vazhduar çarmatimin bërthamor. Një ujdi para një sfondi shqetësues: Studiues të njohur të paqes shikojnë shenja për një kthesë të rrezikshme të arsenalit bërthamor botëror. Vërtet që numri i kokave të raketave bërthamore është ulur, sipas raportit të Institutit të Stokholmit për Studimet e Paqes, (SIPRI), tanimë përllogariten rreth 13.080 të tilla, por nga ana tjetër këtë vit janë në gatishmëri më shumë raketa bërthamore se para një viti./DW



1 Comment

  1. E MIRA DHE E KEQA NUK ZHDUKEN,E KEQA NUK TRIUMFON DHE E MIRA NUK SFIDOHET,POR TRIUMFON thotë:

    SA BUKUR JAN RRESHTUAR GJE E MIR POR SEPRAPTHI,DUHET TU VIND MEND TE GJITHEVE ,SE KUSH ESHTE E MIRA ME E MALLE DHE E KEQA ME E MALLE PER NJERZIT,KU E KEQA ESHTE EGOJA,PER PUSHTET PARA,QE NJERZIT I FUT NE KONKURENC INTENSIVE NE VETSHKATRRIM,LARGIM NGA UNITETET QE MBAJN EKUJLIBER BURIMET E DOBIVE,TE CILAT PROLLOJN ZGJILLJE EKZISTENC,NUK ZHVILLOHET MENDIMI BAZ VLERAVE BIE FORMIMI ADEKUAT RRITET PAPERGJEGJSHMERIJA,DHE SHKATRRIMI E DINI JU QE NE BOTE JAN TE PRANISHEM KOH PAS KOHE NJERZIT E VLERAVE DIJES ZGJILLJEVE TE DREJTE BAMIRES QE KAN AQ DITURI AQ NJOHURI SA MATEN ME FUQIN E DOBIS SE SHTETIT ME TE FUQISHEM POR PERSEKUTOHEN GRABITEN NENVLEFTESOHEN,INJOHROHEN VRITEN,DUKE I KRIJU GJINIS NJERZORE NJE MANGESI VAKUM KOSTO PA KTHIM,KETA SHTETE QE ANGAZHOHEN ,PER TE NDALUR ARMET E SHKATRRIMIT NE MAS BEJNE MIRE,POR KJO ESHTE NJE FLLUSKE NE UJE,KUR NUK KERKOJN TE ZBATOHEN DOMOSDOSHMERIT NE ORGANIZIMIN E JETES ME DREJTESI HAK RREGULL MASE,NE GJITHA SISTEMET E FUNKSIONIT SAJ JO ISPAS INTERESAVE QE TASHPE PO E SHIJOJME POR SIPAS TE VERTETES QE ESHTE SISTEM NATYRAL FUNKSIONAL QE NGA KRIJIMI,RRUGET DHE LEVIZJET TJERA,NUK JAN TJETER VETEM SE VETMASHTRIM VETZHGENJIM,SEPSE KULMI TEKNOLOGJIS KA SJELLUR KULMIN E ZHVILLIMIT MENDJES BOTKUPTIMIT,REFLEKTIMIT ASHPERSIS KONKURENCES PASIGURIS ANTIVLERES,MUNDESIS SE SHKATRRIMIT MASIV PAPRITUR,QOFTE DHE SPONTANISHT,SIKUR EVROPIANET TI MERRNIN GJERAT ME RRALL DHE VLERSIMIN E DUHUR THEM SE KA PRITSHMERI SHPRESE QARTESIJE ZGJILLJE PER GJITH,KESHTU KJO ESHTE VETZHGENJIM ECURI INTENSIVE DREJT VETSHKATRRIMIT,MASIV

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *