• |
ide | kryesore

Mitsotakis: 99% e atyre që vdesin në terapi intensive janë të pavaksinuar

-Instant, Lajme, Planet

“Mesazhi për një verë të sigurt dhe të lirë është një: Vaksinohuni, por gjithashtu bëni teste të rregullta para dhe pas çdo veprimtarie shoqërore.”


Kanë qenë këto udhëzimet që kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis u ka dhënë qytetarëve pas një takimi me drejtuesit lokalë të vendit si dhe ata të Ministrisë së Brendshme dhe asaj të Shëndetësisë, rreth zhvillimeve të pandemisë dhe procesit të vaksinimit.


Mitsotakis tha gjithashtu se në tremujorin e fundit janë bërë monitorime në njësitë e kujdesit intensiv dhe ka rezultuar se 99% e rasteve të rënda që mund të kenë përfunduar në vdekje kanë qenë persona të pavaksinuar që e kanë pasur mundësinë të vaksinohen, raportojnë mediat në vend.

Kreu i qeverisë në Greqi, duke folur për praninë e variantit Deltat të koronavirusit tha se që nga java e shkuar është vërejtur një rritje e konsiderueshme e rasteve aktive.

“Mutacioni Delta tashmë është identifikuar në vendin tonë. Ashtë çështje kohe, siç vlerëson ECDC Evropiane, që jetë mbizotërues këtu, si dhe në vendet e tjera. Ne tashmë po e shohim më intensivisht, për shembull në Kretë. Çfarë do të thotë kjo; Se ata që janë të pavaksinuar sot, veçanërisht ata më të rrezikuarit, mund të infektohen dhe të sëmuren rëndë. Që nga java e kaluar, ne kemi vërejtur një rritje të konsiderueshme të rasteve aktive.” 

1 Comment

  1. E MIRA DHE E KEQA NUK ZHDUKEN,E KEQA NUK TRIUMFON DHE E MIRA NUK SFIDOHET,POR TRIUMFON thotë:

    SIKUT TE ISHTE E VERTET,INTERESIMI I QEVERIVE PER SHENDETIN E POPUJVE ,PA DISKUTIM ,NE MENYRE TE GARANTUAR NE BOTE PROBLEMET DO TI KISHIM TE ZGJILLURA,SEPSE KUR QEVERIT INTERESOHEN JU LLIMBESET POPULLI TYRE,D,M THEN JAN ZHVILLUAR VLERAT DREJTESIJA,DHE VIRTYTI ESHTE CILSOR,POR KUR REALISHT NE BOTE ,KEMI PROBLEME PADREJTESI PAFUNDESISHT DHE QEVERIT PAK CAJN KOKEN ,MBETET PER KET LLOJ INTERESIMI NJE VAKUM I MALL,KEQKUPTIMI DYSHIMI ,ME QELLIME JO SIC SHPREHEN PER DOBIN POR DEMIN NJERZOR,KESHTU QE FJALET DHE FAKTET NE ZHVILLIM JAN TE NDRYSHME DHE LOGJIKA NJERZORE E DALLON QE TASHME NUK HAHET SAPUNI PER DJATH

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu