• |
ide | kryesore

Mueller i ruan rastin, kritikon trajnerin e larguar: “Strategjitë difensiviste dështuan”

-Instant, Sport



Mes Thomas Mueller e Joachim Loew nuk kishte ndonjë raport idilik dhe kjo dihej. Të dy u armiqësuan që me vendimin e trajnerit për ta lënë jashtë kombëtares, bashkë me tre të tjerë, për të rinovuar skuadrën. Rikthimi me fanellën e Gjermanisë nuk kishte si të ngjiste atë që ishte thyer e sulmuesi i Bayern Mynih ka pritur vetëm momentin për të hedhur vrer mbi njeriun që e drejtoi Gjermaninë në majën e futbollit botëror në 2014.

“Përpjekjet për të mos pësuar gol përmes një strategjie mbrojtëse ose sidoqoftë pritëse, kanë dështuar. Kundër Anglisë, dy linjat mbrojtëse me pesë lojtarë pothuajse kanë neutralizuar sulmet kundërshtare dhe, kur një lojë bëhet kështu, kushdo që shënon i pari shpesh fiton. Ndodhi përsëri kësaj radhe”. Kështu ka nisur kritikat sulmuesi i Bayern dhe ekipit kombëtar gjerman, Thomas Mueller, mbi zgjedhjen e trajnerit Joachim Loew për të aplikuar një futboll mbrojtës te Gjermania në Kampionatin Europian, në një intervistë për Kicker. “Tani duhet të kthejmë faqen, unë do të përpiqem ta shndërroj zhgënjimin për Kampionatin Evropian në energji pozitive për t’u përballur në sezonin e ri me Bayern”, shtoi ai.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *