• |
ide | kryesore

Pas 27 vitesh drejtimi, Jeff Bezos largohet nga Amazon

-Instant, Lajme, Planet



Themeluesi i Amazon, Jeff Bezos ka hequr dorë zyrtarisht nga drejtimi i kompanisë, duke ja dorëzuar detyrat e tij zevëndësit Andy Jassy. 57-vjeçari ka deklaruar se pas largimit nga Amazon do të merret me disa projekte të tij personale.

Një nga ambiciet qe mendohet të bëhet realitet nga miliarderi është lancimi i një kompanie udhëtimi hapësinor të quajtur “Blue Origin”. Po ashtu, më herët, Bezos ka thënë se planifikon t’i kushtojë kohë drejtimit dhe menaxhimit te gazetës së tij “The Washington Post” dhe të ndihmojë në luftën kundër ndryshimeve klimatike.

Bezos nuk është i pari miliarder që heq dorë nga kryesimi i kompanisë me të cilën arriti gjithë pasurinë e tij. Më parë, drejtuesi i Microsoft Bill Gates apo edhe ai i Google Eric Schmidt kanë lënë pozicionin e tyre për t’u marrë me projekte të tjera.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *