• |
ide | kryesore

Përhapja e variantit Delta, pritet vendosja e masave të reja në Maqedoninë e Veriut

-Instant, Lajme, Të fundit



Komisioni për Sëmundjet Infektive në Maqedoninë e veriut mblidhet  këtë të hënë për të diskutuar në lidhje me përhapjen e variantit të ri Covid Delta.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe informoi se edhe pse disa nga anëtarët e KSI-së ishin me pushime, tashmë është duke u analizuar dhe hulumtuar për këtë lloj të virusit dhe mendimet e anëtarëve të Komisionit do të dëgjohen sot.

Komisioni gjithashtu do të vlerësojë nëse duhet të vendoset masa për kryerje të testeve për hyrjen në Maqedoni.

“Rreziku duhet të vlerësohet dhe duhet të diskutohet nëse kjo është masa e duhur me të cilën ne me të vërtetë mund të mbrohemi”, ka thënë ndër të tjera ministri Filipce.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *