• |
ide | kryesore

Policia zbarkon në Golem, procedohen 3 administratorë biznesesh

Lajme, Të fundit



Në vijim të operacionit për lirimin e bregdetit, policia është zhvendosur në zonën e Golemit. Nga njoftimi i bluve mësohet se 3 administratorë biznesesh janë proceduar penalisht pasi kishin zaptuar hapësirën publike me shezlongë dhe çadra të vendosura pa leje.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë u proceduan në gjendje të lirë shtetasit A. B., 59 vjeç, F. Sh., 30 vjeç dhe E. Sh., 31 vjeç, pasi gjatë kontrolleve të ushtruara në plazhin e Golemit, u konstatua se këta shtetas kishin zënë hapësirën publike me shezlongë dhe çadra të vendosura pa lejen përkatëse”, thuhet në njoftim.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *