• |
ide | kryesore

“Radarët fikeshin për 15 mijë euro”/ Alibeaj: Shikoni si e mohonin ministrat e Ramës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka publikuar një video me deklarata të ish-ministrave të Ramës që mohojnë kategorikisht se mund të fiken radarët në mënyrë që të lejohet kalimi i gomoneve apo avionëve me drogë.

Nisur nga dëshmia e një te penduari në operacionin “Shpirti” që deklaronte se policët i fiknin radararët të kalonte gomonia, Alibeaj thotë se kur radarët e një shteti anëtar të NATO-s fiken në shërbim të trafikut të drogës, do të thotë se shteti është vendosur në shërbim të krimit.

Në dosjen e operacionit “Shpirti” janë përfshirë prokurorë, policë dhe dy shoqëruesit e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Një prej dëshmitarëve ka rrëfyer se Ilirjan Duçellari që thirrej ndryshe “Lani” ishte drejtuesi i këtij rrjeti dhe personi që sigurohej që droga të kalonte e sigurt përtej kufirit.

Garancia nga toka dhe deti, sipas të penduarit, kishte një “faturë” prej 30 mijë eurosh për çdo ngarkesë.
Ai ka deklaruar se Duçellari kishte garancinë e zv.Drejtorit të Policisë së Vlorës Ilirjan Balla, si dhe Drejtorit të Kufirit Festim Lelaj. Për të fikur radarët, sipas tij, paguhej 15 mijë euro. ©LAPSI.al



4 Comments

  1. I pari duhet te futet ne burg dihet, per dyten duhet te dali e te kerkoj falje publike nese ska gisht ne te kunder te veni edhe ajo, per treten duhet te japi doreheqje nga gjithcka nga ministre e depute, edhe direkt te spaku per spac si dy parafolsit e saj

  2. Nuk fiken, e pamundur te fiken, e pamundur, nuk ekziston. Po tani qe doli qe ja qe qenkan fikur?????

    Ju qifsha robt o qeveri Narco qe dhe Pablo Escobari do jua kishte zili.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *