• |
ide | kryesore

Rama në samitin e Berlinit: BE po vret shpresën tek e ardhmja/ Ndërhyn Merkel: Kemi folur së fundi në telefon dhe shpresojmë që do të bëjmë progres

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij në Samitin e Berlinit, që po zhvillohet sot virtualisht, ku të pranishëm janë edhe Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, Presidentja e KE, Ursula von der Leyen, dhe Komisioneri për Zgjerim, Oliver Varhelyi.

Në fjalën e tij, Rama është treguar sërish i ashpër me krerët e BEe-së, teksa ka deklaruar se po e ndërlikojnë shumë rrugëtimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Sipas kreut të qeverisë shqiptare, BE po vret flakën e shpresës, duke theksuar se nacionalizmat në BE po luajnë shumë rolin e kundërt me procesin e integrimit, e ndërsa e ka cilësuar Procesin e Berlinit si “shtylla më e fortë e shpresës për të ardhmen”.

Më tej, kryeministri Rama ka thënë se “duhet të shmangim kurthin që të shndërrohemi në një karikaturë të Bashkimit Europian, që të bëhemi viktima të vetove të ndërsjella apo të nevojës për konsensus! Kjo nënkupton se tashmë, objektivat i kemi shumë të qarta”.

Fjala e plotë e Ramës në Samit:

Faleminderit shumë Angela!

Pikësëpari do të doja të të falenderoja shumë sinqerisht për nisjen dhe mbështetjen gjatë tërë kësaj kohe të këtij procesi, e për angazhimin tuaj të fortë e të palëkundur për rajonin tonë.

E di që nuk të pëlqejnë lëvdatat, por faktikisht mendoj që procesi që nisët ka qenë vërtetë shumë I rëndësishëm për të mbajtur gjallë atë që, meqë ra fjala, BE-ja po e shuan, flakën e shpresës tek e ardhmja.

Thënë këto, mendoj se është shumë e rëndësishme që ne të kemi më shumë autorësi në proces, aq sa është e rëndësishme po kështu që procesi të kombinohet me përpjekjet e shtuara të Komisionit, mbështetur në planin e ri ekonomik dhe të investimeve.

Është e trishtë dhe të gjithë e dinë që ndërkohë procesi i integrimit europian të të gjithë rajonit në BE, që dikur shihej dhe tregohej si rruga e duhur për të nënshtruar nacionalizmat ballkanikë, është shndërruar tanimë në një proces që shtypet nga nacionalizmat e BE-së.

Ja që, herë aty e herë këtu, nacionalizmat në BE po e ndërlikojnë shumë rrugëtimin tonë europian e po luajnë shumë rolin e kundërt me të. Megjithatë, siç thoshte edhe legjendari Donald Trump, “Është kjo që është”, kësisoj na duhet të ecim përpara me atë çka kemi. E me këtë çka kemi, mendojmë vërtetë se Procesi i Berlinit dhe ajo çka është shpërfaqur prej tij, është shtylla më e fortë e shpresës për të ardhmen.

Dua të theksoj këtu atë çka pata shansin të ndaja drejtpërdrejtë me Kancelaren, se është absolutisht shumë e rëndësishme që të ecim më shpejt e, ndërkohë që ecim më shpejt, duhet të shmangim kurthin që të shndërrohemi në një karikaturë të Bashkimit Europian, që të bëhemi viktima të vetove të ndërsjella apo të nevojës për konsensus! Kjo nënkupton se tashmë, objektivat i kemi shumë të qarta.

Ajo çfarë Ursula tha tani është një panoramë mjaft e qartë e asaj çka duhet të bëjmë: Veprim për tregun e përbashkët rajonal, planin ekonomik dhe të investimeve, e, po kështu, zbatim sa më të plotë të mundshëm të katër lirive të Europës.

Ne nuk kemi iluzionin se të gjitha këto do të na shpëtojnë nga hendeku shumë, shumë i madh, midis nesh dhe Bashkimit Europian, pasi, sa për t’ju dhënë vetëm një shifër, në Planin e Bashkimit Europian 2021-2027, Ballkani Perëndimor do të marrë 507 euro për frymë. Pa bërë krahasime me të tjerët, por vetëm duke u krahasuar me Kroacinë, ajo do të marrë 5195 euro, natyrisht të mirëmerituara, për frymë; por ja që është kështu si është.

Në fund dua thjesht ta përmbyll duke thënë se Shqipëria është tejet e bindur e do të inkurajojë sa më shumë të jetë e mundur përshpejtimin. Siç e thashë, nuk do të shohim të kemi konsensus me çdo kusht për çdo gjë. Do të kërkojmë gjithëpërfshirje të plotë në proces të gjithsekujt që kërkon ta përshpejtojë këtë proces. Me Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut dua ata bëj shumë të qartë, nuk kemi vendosur të ndajmë gjësend, nuk kemi vendosur të ndajmë askënd, thjesht kemi vendosur të ecim sa më shumë që të jetë e mundur, duke përsëritur që të gjithë janë të mirëseardhur, por duke deklaruar përherë që nuk do të presim asnjërin.
Objektivat janë të qarta, synimet janë të qarta, rruga është e qartë. Na takon ne që të ecim përpara sa më shumë të jetë e mundur, natyrisht duke shpresuar që nga ana e Bashkimit Europian, edhe ata do të shtyjnë përpara sa më shumë të jetë e mundur, e këtu më duhet të them që Komisioni, Presidentja e Komisionit dhe sidomos Komisioneri Varheyli, po i shpëtojnë fytyrën Bashkimit Europian në Ballkan. Faleminderit shumë!

Kancelarja Merkel: Faleminderit i dashur Edi për tablonë mjaft të drejtpërdrejtë sipas këndvështrimit tuaj. Kemi folur së fundi në telefon dhe shpresojmë që do të bëjmë progres. Në vijim, në listën time është presidenti Bosnje dhe Hercegovinës.



8 Comments

  1. Ik mor bythqir, klysh komunisti
    Bo teater me robqirt trupeshk qe te votojn symbyllur…
    He se e hane dyrdylet e zones se pare operative, se ky do me u fut ne euro,
    po s’dun ata…
    Pra mafiozi i vogel, gerthet se do qe ta kontrollojne e ta kapin, po s’duan ata
    Ju shkerdhefsha çdo qelize te ndyre neo-marksisto-globaliste

  2. He me te lumte, armiku na ka ne grike te pushkes, ne e kemi ne grike te topit. O Paulin, po nuk i hyhet tjetrit me zor ne shtepi o klluf kari. Kur te bohesh robt, “te rruhesh, te qethesh, te heqesh citjanet, te veshesh kepuce etj etj -te gjithe keto nenkupto kur shteti dhe sundimi i ligjit veprojne), athere te fton vete tjetri per ti yre ne shtepi e ta hap deren vete. Nuk i turresh ti “hysh” tjetrit ne shpi se do te hysh ti.

    Kur drejtesia te fus ne burg gjithe ata qe kane perrlare miliona euro, drejtesia te jete e njejte si per fakirin dhe per ate me leke, kur te mos vije me autoboti me “erdhi uji selites”, kur mos ta besh kushtetuten si leter higjenike, athere te lusin vete ata te hysh ne Europe.

  3. Nje Mami Indiane me tre femijet e saj ne bregun e nje kodre po shikonin larg ne horizont perendimin e diellit e po shijonin bukurite e natyres kur papritur vajza e madhe e pyeti te jemen se cfare nenkuptonte emri i saj Reja e bardhe. E ema e saj ju pergjigj me embelsi ne syte e saj: Kur po te nisja ty isha me tet ate ketu ku jemi sot dhe ne ate kohe kaloi ne qiell nje re e madhe e bukur e bardhe. Atehere ne vendosem qe kete moment ta fiksojme me emrin tend.

    Djali i dyte e pyeti per emrin e tij “Lisi i gjere” dhe e ema e tij i tha se ate e kishte nisur nen hijen Degeve te medha te nje lisi te motshem.

    Ne ate moment e nderpret te emen djali i vogel e me padurim e pyet:
    Po emri im cfare kuptimi ka o ma?
    Dhe mami me ate miresine e saj karakteristike te saj ju pergjigj: Ti je nje djale shume i zgjuar dhe me kuriozitetin e kurajon tende une jam e sigurt qe ti nje dite kur te rritesh edhe pak do ta kuptosh vete se cdo te thote emri tend fort i dashur Kelluf i cpuar…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *