• |
ide | kryesore

Roja e magazinës që gjeti gruan e masakruar nga burri: Mendoja se ishin në momente intime dhe u afrova për t’i larguar

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Roja i magazinës ku ndodhi vrasja makabre në Krujë ishte ai që njoftoi policinë për ngjarjen e rëndë.

“Fillimisht mendova se ishin në momente intime, dhe u afrova për t’i larguar, por më pas pash viktimën të mbuluar me gjak, atëherë njoftova policinë” – u shpreh punonjësi i sigurisë në dëshminë e tij për policinë, lidhur me krimin e ndodhur mesditën e sotme në fshatin Bubq të Krujës.

Roja i magazinës njoftoi policinë, pasi ka pikasur makinën tip ‘Ford”, në të cilën 51 vjecari Artan Ismalaja qëlloi për vdekje me thikë bashkëshorten e tij, 45-vjecare Klarita. “U afrova për t’i larguar” mësohet të jetë shprehur ai.

Ngjarja e rëndë u shënua në fshatin Bubq, të Krujës mesditën e sotme. Burime nga blutë e Krujës thanë se viktima ka patur shumë shenja thike në trup, ç’ka mendohet sipas tyre të jetë tortuar nga bashkëshorti.

Sipas policisë, çifti ka hyrë brenda territorit të objektit duke ndjekur një kamion, i cili është futur për të shkarkuar ushqim për lopët, pasi magazina është stalle lopësh. Ndërkohë, të paqarta janë motivet pasi policia e Krujës deklaron se nuk kanë asnjë dijeni pasi çifti prej vitesh jetonte në Tiranë.

Po ashtu nga pohimet e familjarëve të tyre, mësohet se çifti nuk ka patur probleme. Aktualisht 51-vjeçari ndodhet në spital, në gjendje të rëndë për jetën, pasi goditi disa herë me thikë edhe veten.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *