• |
ide | kryesore

“Ronaldo është futbolli”: Ibra, pushime ‘fenomenale’ me idhullin e tij

-Instant, Sport



Zlatan Ibrahimoviç, në kohën kur është duke u rikuperuar nga operacioni artroskopik në gjurin e majtë, të kryer në 18 qershor, po kalon ditët e fundit të pushimeve të tij në Ibiza. Në vendpushimin e njohur bregdetar spanjoll, sulmuesi i Milanit është takuar me idhullin e tij të madh, Ronaldo Fenomenin, me të cilin bëri një foto që shpejt u bë virale.

Admirimi për brazilianin ishte zbuluar në një intervistë për Discovery + Sëeden në muajin shkurt: “Nuk kam nevojë ta përshkruaj Ronaldon “Fenomenin”. Gjithmonë u them të gjithëve që luajnë me mua, ky Ronaldo është loja e futbollit. Për mua Ronaldo është futbolli. Kur e shihje duke luajtur, të gjithë donin të luanin si ai dhe të bëheshin si ai. Mënyra se si lëvizte, mënyra se si bënte hapat e tij të famshëm të dyfishtë, gjarpërimet e tij. Për mua është lojtari më i madh i historisë, pa asnjë dyshim”.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *