• |
ide | kryesore

Sarandë/ Avokatit i zënë pritë dhe e rrahin brutalisht me shkopa bejsbolli

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një 39-vjeçar me profesion avokat ka mbetur i plagosur para pak minutash sot në Sarandë.

Tre persona ende të paidentifikuar i zunë pritë makinës tip ‘Mercedes Benz’ dhe pasi kanë thyer xhamat kanë nxjerrë drejtuesin e mjetit, M.M. e kanë goditur me shkopa bejsbolli, duke i thyer dorën dhe këmbën, ndërsa ka dhe fraktura të shumta në trup.

Ngjarja ndodhi në hyrje të portit, në sy të pushuesve dhe banorëve të zonës.

39-vjeçari është transportuar drejt Spitalit të Sarandës në gjendje të rëndë shëndetësore.

Gjatë dëshmisë së tij para oficerëve të policisë, nga shtrati i spitalit avokati tha se shkak i sulmit është bërë një konflikt pronësie mes familjes se tij dhe disa personave të tjerë. Aktualisht policia po vijon hetimet për identifikimin dhe arrestimin e autorëve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *