• |
ide | kryesore

“Spinazzola një vëlla, do t’i dhurojmë një kënaqësi të madhe”: Chiesa i bën premtimin mbrojtësit të dëmtuar

-Instant, Sport



Federico Chiesa ka rifituar fanellën e titullarit në kombëtaren e Italisë dhe tani është gati të sfidojë Spanjën, edhe pse sulmuesi i Juventus kur kthen kokën prapa ka vetëm keqardhjen që në betejën e ardhshme gjysëmfinale do të mungojë Leonardo Spinazzola: “Më vjen shumë keq për Spinan – shpjegoi ai – Ai po bënte një Europian të madh. Eshtë një lojtar themelor për ne. Ne jemi me të vërtetë si vëllezër dhe humbja e njërit prej nesh nuk është e mirë. Unë i uroj më të mirën, ai është një lojtar i shkëlqyer dhe do të na mungojë në këto ndeshje, por tani ai duhet vetëm të mendojë të rikuperohet – vazhdoi ai. – Ne do të përpiqemi t’i sjellim atij diçka të madhe për t’i dhënë një gëzim të pamatë”.

Në Euro 2020 Chiesa është një nga protagonistët e turneut dhe madje ka arritur edhe një rekord. “Dyshja e parë baba e bir që shënojnë në Europian? Ishte një ndjesi fantastike ta çoja emrin e familjes sime kaq lart në futbollin evropian dhe botëror,” tha sulmuesi italian. “Unë jam krenar. Fola me babai im në mbrëmje, ai ishte shumë i lumtur për golin, por mbi të gjitha për kalimin e raundit. Unë mendoj se është ëndrra që të gjithë kemi si fëmijë kur fillojmë të luajmë futboll: të luajmë për ekipin kombëtar, të marrim pjesë në këto turne dhe madje të shënojmë gola,” shtoi ai.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *