• |
ide | kryesore

Gjykata Kushtetuese në sfondin e një drejtësie të tredhur

1, 2, Ide
andi bushati



Ndërkohë që vendimi i Gjykatës Kushtetuese për fatin e shkatërrimit të Teatrit Kombëtar, po shoqërohet nga heshtja e pazakontë e Edi Ramës dhe nga kakofonia debile e Veliajt, ka ca gjëra që duhen sqaruar për të kuptuar atë që ka ndodhur vërtet. Trupa e cunguar e kushtetueses ka treguar edhe njëherë se ajo nuk ka këllqe të bëhet barrikadë ndaj pushtetit politik edhe kur ky i fundit i ka duart të zhytura në krim. Ajo ka refuzuar ta shqyrtojë vendimin e tmerrshëm të këshillit bashkiak, për të shembur një godinë historike në qendër të Tiranës, një natë gjendjeje shtetrethimi, në kulmin e masave kundër pandemisë.

Në një valle ekuilibriste të pleksur sa me merakun për të mos i prishur punë pushtetit, për të mos penguar planet grandomane të tij, po aq edhe me sëkëlldisjen për të ruajtur fasadën e një institucioni të sapo pjellë nga reforma në drejtësi, vendimi i gjykatës ka thënë disa të vërteta.

Lexo me tej:

Pikë për pikë/ Si duhet kuptuar vendimi i Kushtetueses për teatrin?

Ato të ndihmojnë të kuptosh jo vetëm atë që ka ndodhur, por hedhin dritë edhe mbi debatin e  zhvilluar prej disa vitesh në vend, mes atyre që donin të ruanin një vlerë të rrallë të trashigimisë dhe të tjerëve që e shikonin atë si një truall të majmë prej nga mund të përfitoheshin miliona. Duke hedhur poshtë ligjin special, i cili u sajua vetëm për favorizimin e një kompanie private, Fusha SHPK, për lartësimin e një biznesi kullash në qendër të Tiranës me një fitim të përafërt prej 200 milionë eurosh, gjykata ka nxjerrë cullak të gjithë njerëzit me pushtet që u investuan të fitonin nga ky biznes dhe të gjithë mercenarët pro tyre (artistikë e mediatikë) të cilët mbrojtën idenë se teatri mund të ndërtohej me paratë e përfituara nga rokaqiejt. Sipas Kushtetueses ky ligj “sui generis” që u bë vetëm për të grabitur, shkel parimet e lirisë ekonomike, të autonomisë së pushtetit lokal si dhe ato të mbrojtjes së trashigimisë kulturore.

Aleanca kërkon në SPAK arrestimin. Veliaj humbet qetësinë: “Janë hajvanë dhe budallenj”

Pra pyetja që rikthehet në vëmendje, tani kur edhe në interpretimin e kushtetueses ky ligj special është masakruar, mbetet po e njëjta: pse duhej pjellë ky mostruozitet?

Faktet si ka rrjedhur kjo ngjarje, që Lapsi.al e ka pasqyruar hap pas hapi, dëshmojnë se e gjitha u bë vetëm për të vjedhur. Kronilogjia na kujton se që në mesin e vitit 2016, Edi Rama, e thirri arkitektin danez Bjarke Ingels për ti porositur projektimin e një teatri të ri. Ajo që më pas do ti shitej publikut si një nismë e ideuar nga Shkëlqim Fusha, për të pasur avantazhin e ofertës së pakërkuar ishte një mashtrim. Fusha as nuk kishte ndëmend të ndërtonte teatër, as nuk e kishtë dëgjuar ndonjëherë në që këtë rruzull ekzistonte një arkitekt i madh me emrin Bjarke. Ai donte të përfitonte nga toka publike pas teatrit dhe për këtë, njëkohësisht me kohën kur Rama takohej me danezin, legalizoi një zyrë me sipërfaqe as 300 metra katrorë, në mes një trualli të stërmadh ndërtimi prej 9 mijë metrash. 

Pra që këtu u krijuan premisat e një afere të stërmadhe. U shpik Fusha gjoja si krijuesi i ofertës së pakërkuar që shitej edhe si pronar trualli.

Kjo u bë leva e Arkimedit për të ngritur në këmbë plane milionëshe.

Në prill 2017 Rama firmosi heqjen e teatrit nga qendra muzeale e Tiranës ku dikur e kishte vendosur vetë. Menjëherë pas kësaj të gjitha institucionet shtetërore u vunë në shërbim të manipulimit, duke bërë që nga ministritë e deri tek institutet shkencore, të prodhonin raporte të rreme për një Teatër Kombëtar që shkakton kancer, që përbën rrezik zjarri, që gjendet në prag shembje në rast tërmeti dhe kostoja e rikontruksionit të të cilit është më e madhe sesa një ndërtim i ri.

Po për këtë u shpik edhe ideja e ligjit special, sepse tjetërsimin e truallit përndryshe do të duhej ta kalonin në këshillin bashkiak të Tiranës, ku socialistët nuk i kishin atëhere ⅔ e votave të nevojshme.

Skaneri/ 11 mashtrimet e mëdha për shembjen e teatrit dhe ngritjen e kullave

Nën pretendim se duhet patjetër ta bëjmë kryeqytetin me teatrër të ri për të cilin shteti nuk i ka paratë për ta ndërtuar, projekti i gjashtë kullave që do të ndërtonte fusha ishte skandaloz. Ai thyente çdo normë dhe ligj të planit urbanistik. Në sipërfaqen prej 6200 metrash ku do të ngriheshin kullat shfrytëzimi i tokës do të ishte më i larti në Tiranë 63.47%. Por edhe intensiteti i ndërtimit nga 5.5 që e parashikonte maksimalja e kryeqytetit, në rastin e kullave të Fushës do të ishte 6.6. 

Pra i gjithë ky biznes sipas të cilit nga parashikimet fitoheshin plot 200 milionë euro bëhej me justifikimin për të nxjerrë para për ngritjen e teatrit.

Revolta qytetare, ndërhyrja e Brukselit dhe shpënia e çështjes në Gjykatën Kushtetuese nga presidenti e ndalën përkohësisht këtë aferë. 

Ato bënë që shqetësimi për ngritjen e grataçielave të ndahej nga propaganda për domosdoshmërinë e një teatri modern. 

Që e gjitha kjo ishte një mashtrim u detyruan ta pranojnë vetë nën presion edhe Rama e Veliaj që në fund, pasi sajuan dorëheqjen e Fushës, e pranuan se godinën mund ta ndërtonte shteti duke marrë kredi.

Në fakt, ata hoqën dorë shumë kohë më parë nga thelbi grabitqar i këtij ligji special që së fundi Gjykata e shpalli antikushtetues. 

Teatri Kombëtar/ Tërheqja e gënjeshtërt e Lali Erit

Pra, në një kuptim, vendimi i tanishëm nuk ka asnjë vlerë apo pasojë juridike. Ai ka shfuqizuar një ligj të cilin hartuesit dhe zbatuesit e tij e patën hedhur në kosh shumë kohë më parë.

Por, nga ana morale ai merr goxha peshë. Sepse ai dëshmon se të gjitha aktet antikushtetuese janë bërë enkas. Se cënimi i parimeve të lirisë ekonomike, ruajtjes së trashigimisë, mbrojtjes së autonomisë lokale dhe zbatimit të marëveshjen ndërkombëtare nuk ka qenë i pafajshëm. 

Ato ishin të qëllimshme, në emër të një biznesi 200 milionësh. 

Analiza/ Gjithë shtypi botëror kundër shembjes së Teatrit Kombëtar

Pra, ndonëse as nuk mund ta ndalojë masakrën dhe as nuk mund të garantojë rindërtimin autentik të asaj që u shemb, Gjykata Kushtetuese i dha shumë më tepër argumente atyre që mendojnë se shembja e teatrit ka pasur në zanafille një krim ekonomik. Ajo edhe njëherë tregoi me gisht, se kush qenë ata që u renditën në emër të mbrojtjes së interesit publik dhe cilët ishin mercenarët që flisnin gjoja për teatër modern, vetëm e vetëm për të justifikuar vjedhjen. 

Në kushtet e një drejtësie të tredhur, ndonëse është e pamjaftueshme, vendimi që dha kushtetuesja nuk mund të konsiderohet pak.

©Lapsi.al



15 Comments

  1. TE GJITHA VONESAT PER PLOTESIMIN KOMPLET TE GJYKATES KUSHTETUESE JANE VETEM LOJRA TE PALLOSHIT PER TE FITUAR KOHE , PUSHTET DHE PARA . SHIKONI VETINGUN , NJI VETINGIM NE SENET .
    ME KETE RITEM DO NA I KAPI NIPRAT QE NUK KANE LINDUR AKOMA ME MJEKERR TE BARDHE .
    PO TI SHIKONI ME KUJDES VENDIMET E GJ.K. TE GJITHA JANE PJO . KJO GJYKATE AS TE QINE POR AS EDHE TE LESHON . NE KETE MENYRE I MBAJNE VAR TE GJITHE . REVOLUCIONI DHE VETEM REVOLUCIONI I KEPUT LITARET DHE FIJET E PADUKSHME TE KETIJ SISTEMI IDIOT NE RASTIN ME TE MIRE DHE SISTEMI MAFIOZ NE RASIN NORMAL .
    ME BREK NEPER KEMBE KEMI QE SA LEME , PO KESHTU DO VAZHDOJME ? A DO TA MARRE KY POPULL GUZIMIN PER TA PRERE ATE NYJE GORDIANE QE E MBAN PENG KETE KOMB PER ME SHUME SE NJE SHEKULL?

  2. Kto kane te gjitha manovra qe i ben i gjati. Gjoja ja drejtesia funksionon, e pati fajin bashkia kshu qe teatrin do e ndertoje qeveria. Medemek po e reslektojme gjykaten thone, dhe kur te aprovoje largimin e metes gjykata kushtetuese qeveria do thone poooo foli gjykata. Ehu ku fle lepri, jane specialista keta, vetem and leshkoja kenaqet me pak. Ky esht i teri skenar qe e ka kurdisur i gjati

  3. Lali Eri kryeminister ne 2029, deri me 2029 EDI Rama . Natyrisht qe perkrahesit mediatike te shqupit perpiqen ta nisin qe tani fushaten per zgjedhjet vendore te 2023 ,por megjithe keto lloj marifetesh shqupiste ,PS ,Rama dhe Veliaj do fitojne.

  4. YMER GELBAZA KELLIRA KA KAP DASHNOR -RICHARD GRENELL DHE MUHAMED VELIUN thotë:

    YMER GELBAZA KELLIRA LORENC VANGJELI BATON HAXHIU FRROK CUPI DHE KOL SALLAKU SKYPE TANI LE TE JA FUSIN K***N NE BYTH EDI RAMES DHE LUL DHJERIT DHE TE DALIN E TA MBROJN NDERTIMIN E TEATRIT TE RI

  5. Në një konferencë shtypi të datës 5 gusht 2013 (pra 40 ditë përpara se Edi Rama të formonte qeverinë e tij të parë), Drejtori i Repartit të Aviacionit të Guardia Di Finanza, Stefano Bastoni, publikoi përmasat e kultivimit të hashashit në territorin shqiptar. “Avionë me teknologji të përparuar fluturuan dhe zbuluan qindra plantacione me kanabis, lëndë narkotike që më pas masivisht trafikohet në Itali”.

    Bastoni përmendi si zona problematike Shkodrën, Fierin, Vlorën, etj., por theksin e vuri tek Lazarati. “Kemi bërë fotografi nga lartësia që dëshmojnë realitetin në Lazarat si kurrë më parë”. Sipas Bastonit, lënda narkotike mund të arrijë në 900 tonë, me një vlerë shitjeje mbi 4.5 miliard euro.”Nje kujtese per ju shpellkaret e cecenit salih,ja cfare bente salihu gjate pushtetit të tij,4.5miliarde euro

    1. Akoma ke lazersti ti???? Po e mbillnin ca fshatar ne lazerat o truthsr! Sishte gomorra e ngrahgeta me shok! Kulmi i trashesis njerezore! Krahasojn Lazot qe mbillnin ca fusha me kta qe kan arritur deri ne ekuador! O zot deri ku po arrijn kta njerez!

  6. Ju të opozitës sa mi ngrini nervat, se keni idenë. Unë jam nga ata votues që mezi pres t’ju votoj dhe nuk ju votoj dot. Kurrë në jetën time nuk kam votuar Edi Ramën – sa për informacion. Por edhe ju nuk ju votoj kurrë nëse nuk ndryshoni. Na e keni bërë veshin birë me atë muzikën tuaj me një notë. Nuk duroheni. Qaramanë, ofendues, poshtërues të llogjikës, njerëz me hije, të pazotë të rrëzoni as Lulzim Bashën lëre pastaj Edi Ramën, gojështhurur, jeni totalisht katastrofë.

    NDRYSHONI KURS O IDIOTË, NDRYSHONI KURS. Nëse njerëz si unë nuk ju votojnë, ju kot merrni frymë. Pffffffff

    1. Njerez mendjemedhenj dhe qe fshihen pas gishtave si duhen as ps e as pd! Per ke voton ti pra? Pd jooooo ps po ashtu jo…. Per ke pra?
      Njerez qe gjeni vetem faj tek opozita tek ai apo tek ky! Ndaj gabimeve te nje pushyeti opozitari me i mire eshte vetem qytetari i atij shteti! Lejini kuvendimet edhe mendie dheniet por veproni se njerzit po ju vdesin per buke aty! Nuk kenaqin dot as stomakun e tyre llogarite cfar varferie! Tmerr! Ktu te te acarohen nervat ty! PFFFFFFF….

      1. Kam votuar dy herë, një herë në 2005-ën, dhe një herë në 2013-ën. Në të dy rastet partia që votova mori pushtetin. Që në 2013-ën nuk kam
        votuar më. (Po, një herë kam votuar për PS-në, por jo për Edi Ramën por kundra Sali Berishës pasi shkaktoi Gërdecin dhe vrau 4 veta me 21 Janar).

        Pse – nuk pyet ti por po i përgjigjem pyetjes time. Sepse PS provoi të jetë katastrofë dhe nuk mbajti premtimet kryesore – sidomos uljen e korrupsionit.

        Kurse PD, ku tja nis? Ku ti kapësh ata qole, teveqelë, derdimenë, qaramanë, llafazanë, diktatorucë? Ku ti kapësh? Na e merzitën jetën me pishtarët e demokracisë. Na e shurdhuan veshin me liderin historik. Na e nxijnë jetën me ata deklarata impotenti ‘nga selia e Partisë Demokratike’. Na e shpifën me ata zgjedhje që bënë brenda partisë. Na e gerditën më atë lidër që nuk është lidër.

        Prandaj nuk votoj.

  7. demokrati u ndal edhe te futja e PD-së në Kuvend në shtator, duke shtuar se opozita do të vijojë me aksionin e saj në çdo front.

    Kujtojme se vete Salianji eshte i denuar me 1 vit burg per “Babalen”, nje audio-pergjim i stisur dhe mashtrim per te goditur ish ministrin e Brendshem Fatmir Xhafaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *