• |
ide | kryesore

Arrestimi i kryebashkiakut të Lushnjes, Basha reagon me dy fjalë për drejtësinë

Arkiva

Lulzim Basha reagoi në lidhje për arrestimin e kryebashkiakut të Lushnjës, Fatos Tushe, i cili akuzohet për shperdorim detyre.


Përmes një mesazhi në Twitter, kreu i opozitës theksoi se Tushe u arrestua pas denoncimeve të PD-së. Kryedemokrati ka dhe dy fjalë për drejtësinë.


“Arrestimi i Fatos Tushës pas denoncimeve shumëvjeçare nga PD të bashkëpunimit të tij korruptiv me krimin e organizuar, mund të jetë një fillim i mbarë. Por kjo do të varet nga aftësia, kuarajo dhe pavarësia e drejtësisë për të goditur lidhjet e pushtetit me krimin, lidhjet e Hakmarrjes për Drejtësi me Tushën, Braçen dhe vetë Ramën, dhe përfitimet e tyre të ndërsjellta në vite të gjata bashkëpunimi.” – u shpreh Basha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu