• |
ide | kryesore

Detaje nga vrasja në Bubq/ 51-vjeçari masakroi me thikë gruan pas dyshimeve për tradhti

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Zbulohen detaje të reja në lidhje me vrasjen e 45-vjeçares Klarita Ismalaja, e cila u qëllua me thikë për vdekje nga bashkëshorti i saj, ndërsa pas krimit ai tentoi vetëvrasje. Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Bubq të Krujës.


Raportohet se shkak i vrasjes të jenë bërë debatet e shpeshta mes çiftit, pasi Artan Ismalaja dyshonte se gruaja e tij e tradhtonte. Çifti jetonte prej vitesh në Tiranë me dy djemtë dhe nënën e autorit. Gazetarja Doriana Bezat raporton se prej 3 muajsh çifti kishte pasur konflikte te vazhdueshme ku si motiv kishin dyshimet për tradhtinë bashkëshortore.


Ditën e djeshme çifti Ismalaja ishin në Krujë për shitjen e një shtëpie, ndërsa gjatë rrugës kanë bërë debat mbi temën e tradhtisë dhe burri ka sulmuar me thikë gruan, duke e qëlluar disa herë për vdekje. Vrasja ndodhi në makinën në pronësi të autorit, ndërkohë që ky i fundit me thikë ka qëlluar disa herë veten. Ka qenë roja i magazinës ku ndodhi ngjarja ai që ka njoftuar policinë pas skenës që pa brenda makinës. 51-vjeçari u transportua me urgjencë për në spital, ndërsa sot iu komunikua masa e arrestit. Ai ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

2 Comments

  1. E trishtueshme! Ne momente gjaknxehtësie njeriu bën shumë gjëra te paarsyeshme. Ngushëllime familjes së gruas dhe shpresoj që gjykata të marri parasysh rrethanat e rënduara psikologjike ku ndodhej burri dhe të tregohet e arsyeshme ne gjykimin e tij, qoftë edhe për hir të kalamajve.

  2. Mir ja beri ne qoftese eshte e vertet qe e ka tradhetuar.Por gaboi se si e vrau ,sepse denoje dhe vehten e tije.Me mire do ishte te ndahej e te shikonte punen e tije Ta marin vesh kurvat se cfar ju gjen kur tradhetojne burrata.Me par duhet te kishte vrare dashnorin e gruas

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu