• |
ide | kryesore

Drejtonte autoshkollën pa patentë dhe i dehur, prangoset 28-vjeçari

-Instant, Lajme, Të fundit



Dy persona janë arrestuar nga policia për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Në pranga është vënë Fabio Telhaj, 28 vjeç pasi është kapur duke drejtuar një automjet autoshkollë në gjendje të dehur dhe pa patentë.

Ndërkohë që Genci Gorovelli, 47 vjeç është arrestuar pasi ditën e djeshme duke udhëtuar me makinë ka përplasur një karrocë që tërhiqej nga një kafshë. Për pasojë është dëmtuar lehtë shtetasi E. G., 40 vjeç, banues në Lifaj, i cili po udhëtonte me karrocën.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprime të mëtejshme procedurale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *