• |
ide | kryesore

Dyshimet/ Çfarë i ndodhi 29-vjeçares që ndërroi jetë papritur në Durrës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Familjarët e 29-vjeçares Ardita Hersi akuzojnë mjekët e Durrësit se kanë qenë të pakujdesshëm pasi ajo solli në jetë fëmijën e dytë. Sipas tyre 5 ditë pas lindjes, nëna e re u ndie keq dhe humbi ndjenjat. Ambulanca u vonua dhe në spital e reja mbërriti pa shenja jete.

“Më datë 05.07.2021, rreth orës 20:00, jemi njoftuar se ka mbërritur pa shenja jete në spitalin rajonal Durrës shtetësja A. H., 29 vjeçe, banuese në Shkallnur.

Trupi i viktimës ndodhet në morgun e spitalit për t’iu nënshtruar një ekspertize mjeko ligjore më të specializuar

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes” – thuhet në njoftimin e policisë.

Në Spitalin Rajonal të Durrësit janë të rezervuar të flasin teksa thonë se po pritet të dalë ekspertiza mjekoligjore. Deri tani nuk janë ngritur akuza konkrete mbi rastin.

Paraprakisht dyshohet se gruaja e re ka pësuar trombozë në mushkëri. E reja ndërroi jetë të hënën pasdite ndërsa ishte duke pirë ujë, ndërsa mjeku u tha familjarëve se pacientja ishte sjellë vonë në spital, duke shtuar se truri i saj nuk ishte furnizuar me oksigjen.

Në dëshminë e familjarëve në polici thuhet: “Lindi me operacion cezarian në datën 30 qershor në Spitalin e Durrësit, pas katër ditësh ka dale nga spitali. Dje pasi ishte takuar me motrën e saj, pasi piu ujë u këput e ra në dysheme.

Ambulanca mbërriti vonë dhe pa pajisjet e duhura. Ekipi që erdhi në banesë bënë procedurën, por kërkuan që të vijë një mjek pasi ata nuk ishin të përgatitur për paciente lehonë.

Më vonë erdhi mjeku. Bombola e oksigjenit mbaroi ndërsa e reja në Urgjencë mbërriti me rrahje zemre, por mjekët na thane se truri nuk funksionon pa oksigjen. E keni sjellë vonë na thanë”. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *