• |
ide | kryesore

FOTO/ Ibrahimovic fluturon mbi ujë e tregon ‘gishtin e mesit’: suedezi provokon edhe me pushime

-Instant, Sport



Para se të zhytet me kokë në aventurën e radhës me Milanin e tij, që do të grumbullohet pikërisht në 8 korrik, Zlatan Ibrahimovic vazhdon të relaksohet buzë detit, duke shijuar pushimet e tij, por pa harruar të jetë ‘provokator’. Pasioni i tij i fundit është flyboard, mbi të cilin sulmuesi suedez ndihet një Zot i vërtetë i detit, aq sa nuk ka ngurruar ta tregojë fluturimin e tij në Instagram. Por meqenëse Ibra mbetet gjithmonë Ibra, nuk ka harruar që kur ndodhej pranë jahtit të tij, të tregonte edhe gishtin e mesit… kujt dhe për çfarë mbetet për tu parë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *