• |
ide | kryesore

“Gjaku lahet me gjak”/ Mesazhi kërcënues në vendin ku u vra shqiptari

Arkiva, Lajme, Të fundit

Një mesazh kërcënues u shfaq mes luleve të lëna në parkingun e qendrës tregtare La Favorita në Mantua të Italisë ku ndodhi rrahja brutale e 23-vjeçarit shqiptar Atilio Ndrekaj, i cili nuk mbijetoi dot.


Në letër shkruhej: “Gjaku lahet me gjak”!


Ngjarja e rëndë ndodhi midis të enjtes dhe të premtes së kaluar, ku shqiptari 23-vjeçar bashkë me italianin Pierfrancesco Ferrari, 35 vjeç i cili është ende në koma u rrahën me shkopinj bejsbolli dhe shufra hekuri.

Ata ishin thirrur në telefon në 3:00 të natës, për tu takuar, por më pas një grup prej të paktën 7 personash i kishte sulmuar brutalisht. Mediat italiane shkruajnë se mesazhi që u gjet ka të bëjë me kanunin në Shqipëri dhe këto rregulla përdoren edhe nga bandat shqiptare.

U masakrua me shkop bejsbolli, ky është 23-vjeçari shqiptar që u vra në  Itali - Bota Sot

4 Comments

  1. Thuhet lahet ne kuptimin që paguhet dhe jo pastrohet. Prandaj duhej shkruar ” il sangue si paga col sangue”.
    Analfabete!

  2. Po vari lesht, ai qe e ka shkruar e ka pasur kuptimin ne gjuhen shqipe.Gjithe ideja ka qen qe ai donte te thonte ka marr hak.Policia italiane e kupton shume mire mesazhin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu