Ish-Zonja e Parë , Hillary Clinton, ka rikujtuar me rastin e 60 vjetorit të lindjes princeshë Diana-n.
“Unë jam duke menduar për princeshën Diana, e cila do të mbushte 60 vjeç sot.Kur e takova në Shtëpinë e Bardhë si Zonjë e Parë, kujtoj se ishte pushtimi më i bukur britanik që Shtëpia e Bardhë ka pasur ndonjëherë”, ka shkruar Hillary në faqen e saj zyrtare në Facebook.Diana lindi më 1 korrik 1961. Ajo dhe Dodi Al Fayed humbën jetën kur automjeti i tyre u përplas në një shtyllë në tunelin Alma më 31 gusht 1997.