• |
ide | kryesore

Liga detyron Barcelonën të heqë dorë nga Messi: kërkohet nga ulje drastike e pagave nga 347 në 160 milionë euro

-Instant, Sport



Sipas disa zbulimeve nga media spanjolle, La Liga i ka kërkuar Barcelonës të kalojë nga 347 milion euro të paguara çdo vit aktualisht për organikën në rreth 160: një prerje drastike që ka sjellë tashmë zgjedhje të tilla si ajo e dhënies së ‘carta de libertad’ për Pjanic, praktikisht duke e liruar lojtarin falas në mënyrë që të mos i paguajë më pagën. Në këtë situatë vjen edhe cështja e rinovimit të Messit, për të cilin Liga spanjolle e futbollit tashmë i ka thënë Barças, në mënyrë jozyrtare, se nuk dëshiron të bëjë përjashtime: nuk ka rëndësi nëse një fenomen si argjentinasi largohet nga Spanja, qëndrueshmëria e sistemit ka më shumë rëndësi.

Tifozët Blaugrana kthehen kështu të jenë në ankth dhe kanë frikë se rinovimi me Leon do të anullohet, veçanërisht në kohën kur PSG dhe City – shpjegon Mundo Deportivo – nuk kanë hequr dorë ende nga ëndrra për Messin. Parisienët do të donin të kënaqnin Neymar, i cili dëshiron të ribashkohet me mikun e tij të vjetër (dhe Al-Khelaifi për L’Equipe kishte zbuluar se ai i kishte thënë Laportas “nga 1 janari çdo klub ka të drejtë të negociojë me Messin”), ndërsa në Manchester dyshja Guardiola-Soriano kishin arritur një marrëveshje me argjentinasin verën e kaluar, kur ai kërkoi të lirohej nga Barcelona për shkak të thyerjes së mardhënieve me Bartomeun.

Një kryqëzim që në këtë moment i sheh blaugranat akoma në avantazh, pak për dashurinë e Messit për këto ngjyra, pak sepse është e vërtetë që PSG po ndërton një ekip ëndërrash por pa lamtumirën e Mbappé ardhja e një monumenti si Leo duket e vështirë edhe për Al -Khelaifi, ndërsa City duket se ka marrë vendime të tjera në nivel projekti.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *