• |
ide | kryesore

Mes dëmtimeve e rikuperimeve, Italia e rekordeve sfidon Spanjën “e ngadaltë”

-Instant, F1, Sport



Në një përsëritje të finales së Euro 2012, Italia e Spanja synojnë të rezervojnë një vend në ndeshjen vendimtare të Euro 2020. Skuadra e rekordeve e Mancinit dhe Spanja e kontestuar por gjithësesi fituese e Enriques, janë një kontrastim tepër interesant, me dy formacionet që preferojnë të zotërojnë lojën. Dy teknikët duhet të bëjnë ndërkohë me mungesa me peshë, por edhe rikuperojnë elementë fondamentalë.

Leonardo Spinazzola pësoi një dëmtim dramatik në fund të takimit kundër Belgjikës dhe mungesa e tij është një goditje e fortë për planet e trajnerit të Italisë Roberto Mancini, që do të kthejë vëmendjen nga Emerson Palmieri që është gati ta zëvendësojë. Megjithatë, një mbrojtës tjetër mbrojtës i Romës, Alessandro Florenzi – i huazuar te PSG – është rikuperuar nga një dëmtim në pulpë dhe mund të kthehet në të djathtë të katër mbrojtësve, duke kthyer në pankinë Di Lorenzon, që sidoqoftë nuk është se ka zhgënjyer. Mancini përmirësoi ofensivën e tij me rikthimin si titullar të Federico Chiesa për Domenico Berardi në anën e djathtë të sulmit të të kaltërve dhe është shumë i kënaqur nga ajo cfarë pa kundër belgëve, gjë që e kandidon sulmuesin e Juventus nga minuta e parë. Mesfushori me përvojë Marco Verratti ka konfirmuar rikuperimin e tij nga një problem në gju dhe është i paprekshëm bashkë me Jorginho, ndërsa kontributet sulmuese të Nicolo Barella duhet të jenë të mjaftueshme për të shmangur konkurrencën e Pessina e Locatellit për vendin e fundit të mbetur në mesfushë.

Pablo Sarabia është humbja e madhe e Spanjës për gjysëmfinalen me Italinë dhe Luis Enrique nuk është aspak i kënaqur . Sulmuesi 29-vjeçar i PSG – që shënoi kundër Sllovakisë dhe Kroacisë dhe dha dy asist – pësoi një dëmtim muskulor kundër Zvicrës dhe do të zëvendësohet nga Dani Olmo, i cili ka bërë figurë të mirë duke ardhur nga pankina në dy ndeshjet e fundit. Aymeric Laporte është gati për ndeshjen pavarësisht stërvitjes së diferencuar për të menaxhuar lodhjen – ai është i vetmi lojtar spanjoll që ka luajtur çdo minutë të turnout e që ka parë dy ndeshje të kalojnë në kohën shtesë. Në krah të tij do të jetë Torres, edhe këtë herë i favorizuar ndaj Eric Garcias.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *