• |
ide | kryesore

Ministri i Brendshëm serb fyen Vjosa Osmanin: Po ta kishte fytyrën siç ka barkun…

Arkiva, Lajme, Të fundit



Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandar Vulin ka fyer Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. Ai ka komentuar për B92 deklaratën e Osmanit se Serbia duhet të binte në gjunjë për gjenocidin, por ka shkuar deri në etiketime personale.

“Nëse Osmani do të kishte fytyrën, siç ka barkun për gënjeshtrat që thotë, ajo do të gjunjëzohej për një kohë të gjatë para “shtëpisë së verdhë” dhe serbëve të vrarë për trafik organesh dhe në të gjitha vendet e ekzekutimit.

Janë vrarë civilë serbë, goranë, romë, boshnjakë dhe madje “Shiptar” të cilët nuk dëshironin të ishin pjesë e UÇK-së. Të besosh gënjeshtrën e Osmanit për gjenocidin serb në Kosovë dhe Metohi është si të besosh se “Shiptarët” që dogjën manastiret janë luftëtarë për vlerat e krishtera dhe evropiane” – u shpreh Vulin.

Në fakt, ai e ka nxjerrë nga konteksti deklaratën e Osmanit dhënë për Der Spiegel. Ajo është pyetur nga gazetari se pse e përdor termin gjenocid për krimet që ka kryer Serbia.

“E kam zgjedhur nocionin gjenocid me vetëdije. Ai përshkruan qëllimin e një vendi për të shfarosur një komb. Dhe pikërisht kjo ka ndodhur në Kosovë. E kam fjalën për ngjarjet në Mejë, e njohur si ‘Srebrenica e Kosovës’, dhe në Poklek, ku jo vetëm janë vrarë 54 fëmijë dhe plaka, por pastaj edhe janë djegur.

Qëllimi ka qenë që të zhduken nga faqja e dheut. Willy Brandt ka thënë njëherë se kur mungojnë fjalët, duhet rënë në gjunjë. Pikërisht këtë e presim nga Serbia: rënien në gjunjë”, – ishte përgjigjja e Osmanit.
Kjo nuk është hera e parë që Vulin fyen politikanët shqiptarë dhe shqiptarët në përgjithësi. ©LAPSI.al



8 Comments

    1. Kjo Kurva e Sorrosit fytyrën si bythë e ka dhe bën gjoja si atdhetare dhe shahet në mënyrë të koordinuar me serbët që të fitojë pikë tek trushpëlarët . Kjo me Kurtin do ja japin Trepçës Serbisë.

  1. Ja u be edhe sot fushata nacionaliste. Serbet na shane dhe Greket na ofenduan..U kenaqem u nevrikosem..VK as Kosovaret nuk merren me keto budallalleqe

  2. Po pse do ja jepkan trepcen serbise? a ka llogjike kjo? un mendoj psh llogjikisht e merr amerika si kolonizatore e kamufluar e kosoves dhe shqiperi zezes. po keto pazare dalin pas 20 vjetesh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *