• |
ide | kryesore

Mjekët që shpëtuan Eriksen, të ftuarit e nderit në finale: UEFA sjell në Wembley edhe danezin

-Instant, Sport



UEFA ka ftuar Christian Eriksen dhe gjashtë mjekët që e shpëtuan atë pas goditjes nga infarkit në fushë, gjatë ndeshjes mes Danimarkës dhe Finlandës, të marrin pjesë në finalen e Euro 2020, të planifikuar për të dielën e 11 korrikut. Përveç mesfushorit, në Wembley është e ftuar edhe gruaja e tij, por për momentin UEFA ende nuk e di nëse lojtari i Interit, që doli nga spitali gjashtë ditë pas arrestit të tij kardiak, do të ketë të mundur ta pranojë ftesën.

Njëri prej mjekëve, Peder Ersgaard, është shprehur i nderuar që ka marrë ftesën nga presidenti i Uefa-s Aleksander Ceferin. “Jam i emocionuar, si një fëmijë në vigjilje të Krishtlindjes – i tha ai revistës Fagbladet FOA -. Jam shumë krenar për sforcot e bëra, por edhe nga e gjithë skuadra. Nuk ishte një impenjim individual. Shpresoj të shoh Danimarkën kundër Italisë. Do të ishte vërtetë bukur, edhe më shumë nëse Danimarca do të shpallet kampione e Europës”, përfundoi Ersgaard.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *