• |
ide | kryesore

SPAK arreston kryebashkiakun/ Fatos Tushe peshk i madh apo i vogël

-Instant, Kryesore



Kreu i SPAK, Arben Kraja bëri të ditur vetëm dy ditë më parë se institucioni që ai drejton do të bëjë publike zyrtarë që kanë abuzuar me fondet. Dhe lajmi nuk vonoi. Në rrjetën e prokurorisë së Posaçme ra një peshk i përmasave mesatare si kryebashkiaku i Lushnjes Fatos Tushe. Ai është arrestuar bashkë me dhjetë bashkëpunëtorë të tjerë kryesisht zyrtarë lokalë dhe dy biznesmenë me akuzën se kanë shkelur rregullat e tenderimit duke shkaktuar një dëm prej 24 milionë lekë në një tender për kanalet ujitëse.

Tushe u arrestua në zyrën e tij është marrë aty në pyetje dhe më pas, ndërsa forcat RENEA kanë kryer kontrolle në banesën e tij private ai është shoqëruar  në Drejtorinë e Policisë së Tiranës ku do të merret në pyetje dhe do të mbahet deri në dhënien e masës së sigurisë. Ai është shoqëruar nga shefi i seksionit për Hetimin dhe Korrupsionin në drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit me një makinë pa logo policie, sipas protokollit për shoqërimin e zyrtarëve të lartë.

Lexo me tej:

Tenderi 24 milionë lekë që çoi prapa hekurave kryetarin e Bashkisë Lushnje

Operacioni është shtrirë në Ndërmarrjen e Pasurive Publike në Lushnje, ku është janë shoqëruar disa persona nga zyra e Urbanistikës dhe Kadastrës.  Zyrtarët e ndaluar bashkë me Tushen akuzohen se kanë kryer veprën penale të “Korrupsionit pasiv” dhe abuzime me tenderat e bashkisë, në lidhje me pastrimin e qytetit ku dyshohet se vepronte një grup kriminal.

SPAK reagon zyrtarisht për arrestimet në Lushnje (TË GJITHA DETAJET)

Menjëherë për këtë aksion që e përshëndeti edhe ambasadorja amerikane Yuri Kim duke e cilësuar si fillimin e fundit të pandëshkeshmërisëe, të cilin edhe lideri i opozitës basha e konsideroi si hap pozitiv foli edhe shefi i qeverisë.

Kryeministri Edi Rama mbajti një qëndrim të ndryshëm nga standarti që kishte vënë kur në të njëjtën pozitë u vendos Saimir Tahiri. Ai as nuk ngriti pikpyetje për prokurorët as shpreu dyshime për hetimin: “Kryetari i Bashkisë së Lushnjës dhe cilido tjetër i akuzuar nga drejtësia në këtë rast apo në çdo rast, nuk do të ketë asnjë mbrojtje nga Partia Socialiste e duhet të përgjigjen vetë para drejtësisë, me avokatët e tyre e me gojën e tyre! PS u shërben zgjedhësve jo të zgjedhurve” tha ai.

(VIDEO) Policia duke arrestuar zyrtarët në Lushnje

Po pse këto dy standarte. Njëra nga hipotezat mund të lidhet me reputacionin e SPAK dhe mbështetjen që i japin atij ndërkombëtarët. Por më i mundshëm është versioni i përtkrahjes politike për të goditur peshqit e vegjël. Pra Rama me këtë qëndrim vendos kufirin se deri ku toleron të preken njerëzit e tij.

Arrestimi i kryebashkiakut të Lushnjes/ Reagon Rama: S’ka asnjë mbrojtje nga Partia Socialiste

Sepse ndonëse goditja e kryebashkiakëve nuk është e përhapur në Shqipëri, fakti që SPAK e nisi nga Lushnja, për një tender që krahasuar me ata që bëhen në Tiranë ngjan qesharak (24 milionë lekë) ngre disa dyshime.

Gjithçka duhet të dini për atentatin në Lushnje/ Pazaret e prishura mes Tushes dhe ish-shoferit

Megjithëatë goditja e SPAK nuk është pa kosto politike për PS-në. Së pari se kjo histori është një tjetër dëshmi e korrupsionit kapilar të njerëzve të saj. Dhe e dyta sepse ai lë një vend bosh më shumë në një tjetër bashki të vendit. Nga zgjedhjet moniste të qershorit 2019 Lushnja mund të bëhet qyteti i shtatë që ka mbetur pa një kryetar të zgjedhur(lexo linkun poshtë).

Si ranë njëri pas tjetrit gjashtë kryetarë bashkie?

Po të shtosh këtu edhe Vlorën nga e cila Dritan Leli pothuajse është ekskomunikuar nga PS nuk është çudi që vendi ti drejtohet zgjedhjeve të reja.

©Lapsi.al 

 

Të arrestuarit nga SPAK janë: 

Arrest me burg
Fatos Tushe, me detyrë Kryetar i Bashkisë Lushnjë
Flamur Peqini, me detyrë Drejtor i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë Lushnjë
Ibrahim Lami, administrator i kompanisë Loti shpk
Bujar Murati, administrator i kompanisë Euro Alb shpk
Gazmend Çela, zyrtar i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës
Bektash Nexha zyrtar i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës
Blerta Turku, zyrtare e Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës

Në arrest shtëpie
Margarita Gjermeni, zyrtare e Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës
Andri Musho, zyrtar i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës
Ani Simoni, zyrtare e Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës.

 



10 Comments

  1. Në një konferencë shtypi të datës 5 gusht 2013 (pra 40 ditë përpara se Edi Rama të formonte qeverinë e tij të parë), Drejtori i Repartit të Aviacionit të Guardia Di Finanza, Stefano Bastoni, publikoi përmasat e kultivimit të hashashit në territorin shqiptar. “Avionë me teknologji të përparuar fluturuan dhe zbuluan qindra plantacione me kanabis, lëndë narkotike që më pas masivisht trafikohet në Itali”.

    Bastoni përmendi si zona problematike Shkodrën, Fierin, Vlorën, etj., por theksin e vuri tek Lazarati. “Kemi bërë fotografi nga lartësia që dëshmojnë realitetin në Lazarat si kurrë më parë”. Sipas Bastonit, lënda narkotike mund të arrijë në 900 tonë, me një vlerë shitjeje mbi 4.5 miliard euro.”Nje kujtese per ju shpellkaret e cecenit salih,ja cfare bente salihu gjate pushtetit të tij,4.5miliarde euro

  2. Per kete kokrren e kandarit te ores 19:41 qe ka mbetur i takuar te Bastoni. A tha ndonje gje ai Bastoni per shoqeruesit e ish-ministrit te brendshem? Po per kisherinjte e tij te larget te cileve u kishte shitur makinen me akt-perdorimi? Po per fjalet proverbiale te ish-ministrit se nuk keni pare gje akoma? Po per Riformaton? Po per radaret qe fikeshin per 15 mije euro? Po per kryebashkiaket qe dalin te inkriminuar? Po per Gjush Dakon alias Duarakullorja tha gje? Po per Bashen qe rri ne opozite se ben leke pa vene firmen askund? Po per gjigantin Braçe qe firmos cdo gje ne vend te shefit te madh? Po per miliardat qe vidhen cdo dite? Po per borxhin publik qe eshte afer 100%? Po per Becchettin e per sa e sa gjyqe te humbura ne arbitrazhe? Po per cmimin e karburantit qe eshte rritur me 12 leke te reja pas zhvillimit te zgjedhjeve? Po per sa e sa gjera te tjera cfare tha Bastoni o brekegrisur mavi?

  3. Lesh lesh. Aq burg sa ka bere Tahiri do beje edhe ky.
    Duan te na mbushin mendjen qe (pa) drejtesia e re godet edhe pushtetin. Brenda javes ka per te dale

  4. Po keta te tere per neburg qe na vemja e tiranes qe me plehr sbehet qe nga kr i berati policani skraparit qe ka dosjen e gerdecit po fieri po korca qe po bejne namin pa u ndjer kane vene skela e rrjeta neper pallate qe para votimeve u zune frymen njerzve e bejne sikur punojne

  5. demokrati u ndal edhe te futja e PD-së në Kuvend në shtator, duke shtuar se opozita do të vijojë me aksionin e saj në çdo front.

    Kujtojme se vete Salianji eshte i denuar me 1 vit burg per “Babalen”, nje audio-pergjim i stisur dhe mashtrim per te goditur ish ministrin e Brendshem Fatmir Xhafaj.Shpellkare salihu tju haje mutin tani shtatori po vjen e cecenet e byrektores,sa per Haloperidolin eshte eskluzivitet i salih karaxhic berisha qe ne vitin e larget 1976 qe partia e enverit ja jepte per te kontrolluar veten o shpellkare

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *