• |
ide | kryesore

Sherri në qendrën e numërimit të votave në Tiranë, arrestohet 26-vjeçari

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një 26-vjeçar i shpallur në kërkim lidhur me një incident të regjistruar në një nga Qendrat e Numërimit në kryeqytet një ditë pas zgjedhjeve të 25 prillit ka rënë në prangat e policisë. Uniformat blu kanë bërë ekzekutimin e masës së sigurisë “Arrest në burg” për shtetasin A. S.(Z), për veprat penale “Shkelja e fshehtësisë së votimit” dhe “Kanosja apo dhunimi i pjesëmarrësve në zgjedhje”. Sipas policisë, ky shtetas dyshohet se ka qenë i përfshirë në ngjarjen e datës 26.04.2021, në një qendër për numërimin e votave, ku ka ndodhur një konflikt mes vëzhguesve dhe numëruesit të votave.



1 Comment

  1. Po ato kingat qe benin fletet e pavlefshme duke bere shenja me laps? Ata patjeter qe i kane arrestuar dhe denuar tashme? me drejtesine e re.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *