• |
ide | kryesore

Tenderi 24 milionë lekë që çoi prapa hekurave kryetarin e Bashkisë Lushnje

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një tender me vlerë 24 milionë lekë është shkelja që ka çuar sot pas hekurave kryebashkiakun e Lushnjes Fatos Tushe bashkë me 11 persona të tjerë me tyre zyrtarë dhe ish-zyrtarë dhe dhe biznesmenë. Burime bëjnë me dije për ABC se tenderi është dhënë në mënyrë të paligjshme për ndërtimin e një kanali vaditës. Kryebashkiaku i Lushnjes Fatos Tushe është arrestuar me urdhër të Prokurorisë së Posaçme bashkë me 11 persona të tjerë vartës të tij dhe biznesmenë. Abc mëson se Tushe është vënë në pranga pasi dyshohet se ka dhënë leje ndërtimi në kundërshtim me ligjin. Mes të arrestuarve është edhe Flamur Peqini, ish-kreu i Inspektoratit të Ndërtimit në Lushnje i cilësuar si “koka” e grupit si Gazment Çela zv. drejtor i Ndërmarrjes së Pasurive Publike dhe Xhemal Hasko përgjegjësi i ujit në bashkinë Lushnje.



10 Comments

  1. Po Afrim Qendron ( zagari i Termet Gjiknurit dhe Ramazanit), per 50 milion EURO 2 km asfalt kur do e kapni o KAPAK? Se mire ky i Lushnjes per 24 milion prapa hekurave, ai per 50 milion euro duhet cuar prapa diellit:).
    Hajde na hidhni ca hi syve e beni dhe ju sikur po punoni me te Lushnjes sot, te Fush-Arresit neser, te Finiqit pasneser dhe ja justifikohet puna. Se mos i afroheni ndonje kr bashkie Tirane, ministri e kryeministri per tenderat sekret me natyre civile, per PPP-te, per ata qe fshine bythen me kushtetuten, per lavatricen e parave ne TR, per mbjelljen me droge te Shqiperise cep me cep dhe arrtijen e titullit kampion europe dhe vendit te gjashte ne bote.

    Nejse te na rroje uniteti i celnikte rreth nipave te Byrose dhe sigurimsave te asaj kohe dhe patronazhsiteve te kesaj kohe.

  2. Për 24 milion???Dëm është.Por i pa përfillshëm për ato të Ppp të rrugëve ato të furnizimin me ilaçe e sa esa tjera!!!Nuk fillohet nga qimja por nga trahu.Dhe kjo për paratë publike.Por me paratë e drogës???Gjithë ato ndërtime duke shitur tokën e shtetit dhe privatit.

  3. Do ta besonim SPAK se e ka seriozishte po te kishte arrestuar me parë Sali Berishen dhe Ilir Meten

  4. Te gjithe te tjeret qe permendin punonjes, specialist, drejtor jane kot fare. Firmosin kot, mbushin letra cfare ju thuhet ne nje menyre te rendomte. Bashkite jane vatrat e nje superllumi administrate qe marrin leket kot. Nese rama arrin ta ndryshoj kete mentalitet do jete reforma e fundit e madhe ne shqiperi.

  5. Te presim e te shohim. Kam pershtypjen se te gjithe do dalin brenda 10 diteve me masa me te lehta deri sa ti shpalle partia te pafajshem. Friken ja kam qe do ta haje roja ke dera e Bashkise dhe ate do ta rrasin 20 vjet brenda.
    Sdq presim e shohim

  6. Afrim Qendro 18 mln eu fiktive ne shesh, netto ne xhep. Elisabeta prokurorise kalon vettingun. Ku eshte abasadorja!!!

  7. Keto do marrin pafajesine dhe nga taksat tona do iu kthehet demshperblimi sic esthe bere gjithmone, prandaj mos e rruani se rasti i Lushnjes eshte thjeshte nje shashke per te larguar vemendjen nga baterdia qe behet ne Tirane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *