• |
ide | kryesore

Vettingu, ish-gjyqtari i Apelit Tiranë përfundimisht jashtë sistemit të drejtësisë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për ish-gjyqtarin e Gjykatës së Apelit Tiranë, Gramoz Levanaj. Gramoz Levanaj u dorëhoq nga detyra pasi iu rrëzua kërkesa për rihapjen e hetimit administrativ për pastërtinë e figurës dhe profesionalizmin.  Pas dy vitesh hetimi administrativ, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ndëpreu me 14 prill të këtij viti procesin e rivlerësimit për Levanajn dhe i hoqi të drejtën të rikthehet në sistemin e drejtësisë gjatë 15 viteve të ardhshme.

Njoftimi i plotë i KPA

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Ina Rama relatore, Albana Shtylla, Ardian Hajdari, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.25/2021, datë 11.05.2021, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Gramoz Levanaj, kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 365, datë 14.04.2021.

Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin G të Aneksit të Kushtetutës, në nenin 66, pika 1, germa “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:

Lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 365, datë 14.04.2021, që i përket subjektit të rivlerësimit Gramoz Levanaj. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.



2 Comments

  1. Hë mer Moz Levanaj te qifsha far e fis , te 2ja gocat !!!!!! Ti mbyll ceshtje 800mij€ bashk me ate prokurorin qe ja qin grun ja hoqi Vettingu nga gjyqetare , ëë ???! E i korruptum i flliq i degjenerum qe per 5-10mij€ fusni njerezit e ndershem ne siklete , I lini hajdutet jashte ju se do pasuroheni , a te qifsha te gjalle e te vdeke , ilace femijeve e niperave e mbesave o HAJDUTE ! Te fala Gezim Veleshnjes dhe atij prokurorit qe bot dellin 😉

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *