• |
ide | kryesore

Zyrtare/ Hakimi prezantohet në Paris: Inter ‘mjaftohet’ me 68 milionë euro

-Instant, Sport, Video



Tani është zyrtare, Achraf Hakimi është një lojtar i Paris Saint Germain. Marokeni ka nënshkruar një kontratë deri në vitin 2026, Inter do të përfitojë 60 milionë euro plus 11 në bonuse, nga të cilat 8 janë të lidhura me objektiva të arritshme lehtësisht. Anësori përshëndet kështu Italinë pas vetëm një viti: “Klubi falënderon lojtarin për sezonin e kaluar së bashku, i cili arriti kulmin me fitimin e titullit – lexohet në një shënim zyrtar nga zikaltrit – Për Achraf urimet më të mira për pjesën tjetër të aventurës së tij profesionale”.

HAKIMI: “KRENAR, MEZI PRES TË FILLOJ”
“Sot ndjehem shumë krenar – janë fjalët e para të Hakimit si lojtar i PSG – Pas përvojave të mia në Spanjë, Gjermani dhe Itali, Paris Saint-Germain më ofron mundësinë për të zbuluar një kampionat të ri nën ngjyrat e një prej klubeve më prestigjioze në botë. Mezi pres të takoj shokët e mi të rinj të skuadrës, tifozët dhe të ndiej nxehtësinë e jashtëzakonshme që mbretëron në Parc des Princes. Ndaj të njëjtat ambicje të mëdha me stafin e lojtarët e do të bëj gjithcka për ti dhënë klubit tim atë që pret nga unë”.

PËRSHËNDETJA PËR INTER: “DO TA MBAJ KLUBIN NË ZEMËR”
“Ishte vetëm një vit, por çfarë viti”. Para se të mbërrija, nuk mund ta imagjinoja se çfarë do të thoshte të veshësh fanellën e Interit. Ishte një nder të mbroja këto ngjyra. Ishte një sezon i vështirë, kryesisht për shkak të pandemisë, por unë përsëri isha në gjendje të shijoja momente të paharrueshme duke fituar titullin dhe duke shkruar historinë me ju. Do të doja të falënderoja të gjithë anëtarët e stafit, punonjësit e klubit, tifozët dhe shokët e ekipit për afeksionin, profesionalizmin dhe respektin e tyre. Do ta mbaj Interin në zemrën time. Një përqafim për të gjithë dhe forca Inter”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *