• |
ide | kryesore

Basha reagon për zgjedhjen e kreut të AMA-s: Të dalësh kundër BE dhe OSBE s’është forcë, por harbutëri

-Instant, Lajme, Të fundit



Kryedemokrati Lulzim Basha, nëpërmjet një postimi në “Twitter“ ka reaguar në lidhje me votimin për kreun e ri të AMA-s.

Basha shkruan se kryeministri Edi Rama, ka hedhur poshtë thirrjen e BE për ta shtyrë votimin për në muajin shtator.

Ai e cilëson këtë hap të qeverisë, jo si një forcë, por harbutëri në dëm të të gjithë shqiptarëve të Shqipërisë. Ai thotë ndër të tjera, se sapo BE dhe OSBE, kërkojnë për të vepruar në shërbim të interesave të vendit, kryeministri, zgjedh të bëj të kundërtën.

 

 

“E ka fajin Europa” llomotit poshtë e lart, për të fshehur dështimin e tij dhe pengimin e Shqipërisë.

Por sapo i jepet një shans për të vepruar në shërbim të interesave të vendit, sikurse kërkuan BE dhe OSBE, zgjedh të bëjë të kundërtën,duke hedhur poshtë thirrjen e partnerëve për të shtyrë në shtator votimin për AMA.

Kjo nuk është forcë, po harbutëri në dëm të të gjithë shqiptarëve dhe të Shqipërisë”, shkruan Basha.



8 Comments

  1. po a ja vare melcit vet ne qaf ujkut more kryetar??!!cprisje ti se do i refuzonte,e sdo ti perdorte dhuratat e tua??!!ia fale te gjitha pushtetet cdo me nga beu..po ti je be per vete ne ate fshatin tend te vogel..mjer shqiperia per keta bejler

  2. Pa kujtohu nje cike sa here i ke dale kundra BE dhe OSBE kur fillove luften me molotov ? Kru le parlamentin ? Kur u terhoqe nga zgjehdhjet lokale ?

    Po te shohesh ato qe ke bere vete o lulush… i bie qe te jesh harbut e kokrra e harbutit.

  3. Ti nuk ke b^the per asgje o Lulush dhe te habit harbuteria e Rames. I ke lene vete cdo gje ne dore, ia fale edhe mandatin e trete dhe tani flet si e jema e Zeqos maje thanes. A te kujtohet se cfare beri Rama ne 2009 kur zgjedhjet ishin shume here me te mira se tani? Ankohesh se t’i kane vjedhur zgjedhjet dhe vjedh zgjedhjet brenda PD ti pervete. Ik o lulush ne Hollande se edhe ty te pret burgu bashke me Ramen se bashke ikeni ndare leket. Natyrisht Rama ka marre me shume, por ti aq bythe ke dhe aq do marresh

  4. demokrati u ndal edhe te futja e PD-së në Kuvend në shtator, duke shtuar se opozita do të vijojë me aksionin e saj në çdo front.

    Kujtojme se vete Salianji eshte i denuar me 1 vit burg per “Babalen”, nje audio-pergjim i stisur dhe mashtrim per te goditur ish ministrin e Brendshem Fatmir Xhafaj.

  5. Sado te verteta jane ato qe thua ti , biles shume te verteta . por ne gojen tende tingellojne shume keq je i shplare komplet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *