• |
ide | kryesore

“Bota është në një pikë të rrezikshme”! OBSH me thirrje të fortë: Bashkohuni për trajtimin e pandemisë!

-Instant, Arkiva, Planet, Të fundit



Të mërkurën (7 korrik) bota arriti “momentin tragjik” të shënimit të katër milionë viktimave nga sëmundja COVID-19, tha Organizata Botërore e Shëndetësisë, duke shtuar se numri i vërtetë i viktimave mbase është më i lartë. Shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, njoftoi se shifra prej katër milionësh u shënua më shumë se 18 muaj që kur ndodhi shpërthimi i parë i përhapjes së koronavirusit, në dhjetor të vitit 2019, në Kinë.

“Bota është në një pikë të rrezikshme të kësaj pandemie”, tha Ghebreyesus në një konferencë për media në selinë e OBSH-së në Gjenevë.

Ai përmendi faktin se disa vende, për shkak të një shkalle të lartë të imunizimit, po i heqin kufizimet sikur pandemia të kishte mbaruar.

Por, shefi i OBSH-së, tërhoqi vërejtjen se në të gjithë botën po regjistrohet rritje e mprehtë e rasteve të reja dhe shtrimeve në spital, për shkak të varianteve të reja të koronavirusit që po përhapen me shpejtësi, por edhe për shkak të një “pabarazie në qasjen në vaksina kundër COVID-19”.

“Kjo situatë po çon në mungesë të oksigjenit, trajtimeve dhe nxitjen e një vale të viktimave në disa pjesë të Afrikës, Azisë dhe Amerikës Latine”, tha ai.

“Nga pikëpamja morale, por edhe epidemiologjike ose ekonomike, tani është koha që bota të bashkohet për të trajtuar këtë pandemi”, tha shefi i OBSH-së./rel



3 Comments

  1. O.B.SH një nga përgjegjëset kryesore në shpërthimin e virusit është bërë një vegël në duart e elitës botërore që komandohet nga antikrishti.Ata po përpiqen me anë të infektimit dhe vaksinimit të eleminojnë shumicën e popullsisë së botës.Këto vaksinime të befta ishin paralajmëruar nga profecitë dhënë Marias së Mëshirës Hyjnore nga Trinia e Shejtë dhe virgjëra Mari Ato profeci janë të botuara dhe të shpallura në internet dhe në gjuhën shqipe me titullin Libri i së Vërtetës. Kush i lexon e kupton komplotin që po përgatitet kundër popujve të botës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *