• |
ide | kryesore

(FOTO) Përgjimi që mban në burg dy mjekët që operuan të plagosurin e Velipojës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një komunikim mes mamasë së të plagosurit të masakrës së Velipojës dhe një infermiereje mban në burg këtë të fundit dhe dy mjekë të QSUT-së.

Dyshohet se babai i Elmidin Dylit, 17-vjeçarit që u plagos në përplasjen në Velipojë, i dha para mjekut kirurg ortoped Serdi Meminit, dhe mjekut anestezist reanimator, Ervin Sulaj. Paratë iu dhanë për operimin e djalit.

Përpos dy mjekëve të cilët u lanë në burg, Gjykata e Shkodrës caktoi detyrim paraqitje për Fatbardh Dylin, babai i Elmidin Dylit.

Ka qenë bashkëshortja e Fatbardh Dyli ajo e cila ka zhvilluar një bisedë telefonike me infermieren në Shkodër, Diellë Macaj duke i thënë asaj se do t’i çojnë dhuratë 500 mijë lekë të vjetër doktorit por pa përmendur emrin se cilit prej tyre.

Infermierja e ka mbështetur në atë bisedë. Policia ka lënë në burg dy mjekët dhe ka dhënë masën e sigurisë për infermieren në Shkodër Diellë Macaj që është një e njohur e familjes Dyli si dhe babait Fatbardh Dyli i cili u lirua me masën “detyrim paraqitje” për shkak se nuk rezulton të ketë element të veprës penale.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *