• |
ide | kryesore

Gramoz Ruçi zgjedh ditët e fundit në politikë për të… buzëqeshur (FOTO)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kuvendi sot ka pasur ditën e fundit në këtë sesion parlamentar, për t’i lënë vendin pushimeve verore dhe më pas për tu rikthyer në shtator. Por në Kuvend sot ishte dita e fundit për disa deputetë të cilët nuk arritën të siguronin mandatin pas zgjedhjeve të 25 prillit. Ndërkohë e fundit ditë në Kuvend ka qenë edhe për kryeparlamentarin Gramoz Ruçi i cili ka deklaruar tërheqjen e tij nga politika. Sot ai ka drejtuar seancën e fundit ku ka mbajtur edhe një fjalim të shkurtër. Ndërkohë në fund të seancës u organizua edhe një festë, ku Ruçi kishte mbledhur disa nga kolegët e tij në politikë. Ajo që spikati më së shumti ishte lumturia dhe buzëqeshja e Ruçit. Shpesh herë ai është cilësuar si një politikan i “vrazhdë”, për shkak të hijes së tij të rëndë dhe se rrallë herë është parë duke buzëqeshur. Mesa duket buzëqeshjen po e ruante për në fund.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *