• |
ide | kryesore

Kim iu kujton prokurorëve urdhrin e Biden: Presidenti e bëri të qartë, korrupsioni konsiderohet cënim i sigurisë kombëtare

-Instant, Lajme, Të fundit



Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim ka dhënë mesazhe të forta pas urdhrit ekzekutiv të presidentit Joe Biden që përfshin Ballkanin Perëndimor, i cili parashikon bllokimin e pronave dhe ndalim të hyrjes në SHBA të personave që kontribuojnë në destabilizimin e Ballkanit Perëndimor.

E pranishme në konferencën ‘Forcimi i Drejtësisë Penale’, Yuri Kim tha se aksionet e ditëve të fundit të bëra nga SPAK por edhe gjatë këtij viti, janë rezultat i një pune të gjatë.

“Kënaqësi që jam këtu, duke ju përgëzuar juve dhe të gjithë prokurorëve që janë duke punuar për popullin shqiptar. Ky është moment i rëndësishëm dhe të gjithë i kanë parë lajmet. Ajo që jemi duke parë është rezultat i një pune të gjatë, të vështirë. Orë të tëra duke kaluar dhe duke parë faktet sipas rastit. Faleminderit që më keni ftuar për të parë përpjekjet tona të përbashkëta në luftën kundër krimit. Ju e dini më mirë se unë, unë jam e huaj. Të gjitha institucionet duhet të punojnë së bashku për të ndërtuar besimin e publikut në drejtësinë penale. Veprimet që kemi dëshmuar në javët e fundit, madje në vitin e fundit, që kur janë ngritur institucionet e reja, kanë ngritur besimin e qytetarëve. Ngritja e këtyre institucioneve, është me rëndësi. Ky është çast i rëndësishëm. Sistemi është funksional. Por nuk është ende në majë të performancës, për shkak të mungesës së personelit dhe të mungesës së besimit.

Muajin e kaluar, presidenti Biden e bëri të qartë se SHBA-të e konsiderojnë korrupsionin cënim të sigurisë kombëtare. Jo thjesht se kërcënon SHBA por sigurinë e miqve dhe aletëve tanë, përfshi Shqipërinë. Si pasqyrim i kësaj politike të re, presidenti Biden zgjeroi shtrirjen e urdhrit ekzekutiv për të sanksionuar personat e përfshirë në destabilizimin e Ballkanit, për të përfshirë edhe për Shqipërinë. Ai ka identifikuar sjellje të tjera të dënueshme dhe e ka bërë urdhrin ekzekutiv ndaj një game të madhe personash të përfshirë në aktivitete që çojnë në abuzime serioze, në Ballkanin perëndimor, ose që kanë të bëjnë me korrupsionin.

Ky urdhër duhet të nxisë zyrat të dyfishojnë përpjekjet në luftim kundër korrupsionit. Ju nxis të gjithëve që të punoni së bashku, për të gjetur mënyrat më të mira, SHBA do të vazhdojnë që t’iu mbështesin, për të ndërtuar një Shqipëri më të begatë, me institucione që shërbimin për publikun e bëjnë përparësinë e tyre.”, tha Kim.



7 Comments

  1. Talle menderen me kete popull zonja Kim. Pse nuk merren prokuroret e SPAK me ceshtjen e unazes se re ku u fallsifikua edhe firma e sekretarit te shtetit te Delawer? Pse nuk ia kerkoni SPAK-ut te merret me ate ceshtje dhe quani fitore arrestimin e kryetarit te bashkise se nje qyteti sekondar? Nese te korruptuarit perbejne rrezik per sigurine kombetare pse nuk i kerkoni SPAK-ut arrestimin e Vangjush Dakos qe eshte i pari personazh dhe mik i Rames (e ka thene vete Rama ne nje emision televiziv) i percaktuar si i korruptuar nga DASH? Deri me tani as cironka nuk jane kapur, nderkohe qe peshkaqenet kafshojne cdo dite e me shume trupin e drobitur te Shqiperise dhe xhepat e boshatisur te shqiptareve. Keto qe thoni ju e nderuar zonja Kim, jane ato qe ne shqiptaret i quajme “P*RDHE ME RIGON”.

  2. Shoqja Kimete Camcakizi ngele perdite neper ekrane a thua se je ndonje personalitet i showbitz dhe jo ambasadore e nje shteti te huaj ne Shqiperi. Urdheri i Bidese duhet te merret njehere me te birin , te vellain dhe pastaj me te gjithe ata miliardere qe bejne evazion fiskal ne Amerike. Pastaj kush eshte Bideja qe paska nxjerre urdher per nje shtet sovran apo Albanistan hesapi. Shko dhe zbatoje kete urdher ne Turqi apo gjetke dhe do ta shohim . Boll se na cave karin , aty droga lume dhe ti sthua asnje fjale del e merresh me tendera ordinere

  3. Me te vjedh beqe kari dhe jevgu gjirokastres, etj. Vari lesht ketij veni. Nuk ngeli cope mishi qe bie ere pa bo si pidh some. Koloni e sudanit, me vrap!

  4. prostituta koreane pasi bredh plazh me plazhe dhe pasi i pelqejne sallatoret shqiptare del e na cane. arin me prralla aziatike .si duket do jete ne peridhen e menopauzes.eshte cmendur fare po rrjedh .nuk paska njeri te thote nje fjale kesaje kurtizane te futet ne bandehale ambasaden e saje ?sa me shume del e i ben reklame mafjedrejtesise se krijuar nga banda ambasada dhe banda rama aq me shume behete pabesueshme .

  5. Znj. Kimete keni ngaterruar persona. Prokuroret nuk jane te Bidenit por te naltgjatesise se tij, me te cilin ti ke marrdhenie perfekte. E cuditshmja eshte qete gjithe qe vijne ne shqiperi ja marrin doren shpejt “Realitetit parlamentar” shqiptar. Grinden, shahen, gati edhe kacafyten gjithe diten, por …… pas ores 18.00 i ke te gjithe bashke perpara tepsise, ku edhe kjo si kushdo qendron me garuzhde ne brez

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *