• |
ide | kryesore

Legenosja e ambasadorëve

-Instant, 1, Ide
andi bushati



Disa seli diplomatike në Tiranë, përfshirë edhe atë të BE e OSBE, u rekën më kot të vinin pak makiazh mbi fytyrën autoritariste të regjimit liberticid të rilindjes. Ato i këshilluan publikisht parlamentit që po mbyllej, që mos vazhdonte më tej me zgjedhejen e kreut të Autoritetit të Mediave Audiovizive, këtij enti të rëndësishëm që shpërndan liçencat televizive dhe që po të dojë aplikon gjoba të majme mbi televizionet.

Arsyet ishin dy. E para se Edi Rama po vendoste aty një ish zëdhënësen e tij në PS, në një kohë që për fasadën që duan të ruajnë ambasadat, institucioni në pamje të parë duhet të drejtohet nga njerëz të pavarur.

Argumenti i dytë ishte se ky votim nuk mund të bëhej në ditën e fundit të një parlamenti që po jepte shpirt, ndërkohë që populli ka shpënë aty një opozitë të re. Prandaj OSBE dhe BE propozuan zgjedhjen e ekipit të ri në shtator.

Lexo me tej:

Rama sfidon ambasadat/ Zgjedh me 83 vota ish zëdhënësen e tij në krye të AMA

Natyrisht, askush nuk pyeti për to. Socialistët të ndihmuar për herë të fundit edhe nga votat e disa sharlatanëve të opozitës së re i dhanë drejtim projektit që kishin nisur. Madje kreu i grupit të tyre parlamentar ironizoi diplomatët perendimorë si njerëz që përdorin dy standarte, kur vjen puna për reformën në drejtësi dhe për mediat. Taulant Balla u shpreh i vendosur se partia pushtet do të marshonte pa e kthyer kokën pas për ata që reken ti vënë shkopinj nën rrota.

Dhe deri këtu nuk ka ndonjë çudi. Askush nuk ka pse habitet se socialistët kapën edhe një institucion më shumë, se ata shkelën me këmbë një rekomandim të Komisionit të Venecias për një AMA të pavarur, se ata nuk po tregojnë më as skrupuj për ta fshehur zaptimin e shtetit.

Deri këtu janë gjëra që dihen e stërdihen. Ndaj shpesh, diplomatët e huaj e vendosin veten në rolin e lolos, kur bëjë sikur nuk kuptojnë se ky është tashmë një realitet i pakthyeshëm.

Mjafton vetëm një shembull për ta ilustruar këtë. Po të shikoje lajmet e ditëve të fundit të binte në sy një fakt i çuditshëm. Ndërkohë që selitë diplomatike po përpiqeshin, të paktën me zë, ta pengonin kapjen e AMA-s, në mediat vendase nuk pikasej asnjë lloj note proteste, as një kritikë, madje as një thirrje për përmbajtje nga televizionet e mëdha dhe më pak të tilla. Pra përfaqësuesit e shteteve të tjera ishin më të shqetësuar se sa Klani, Top Channel, Nevs 24 apo Vizion Plus, se arbitrin e tregut mediatik vendas po e caktonte Edi Rama.

Praktikisht duhet të kishte ndodhur e kundërta. Për rolin që ai ka në dhënien apo heqjen e liçencës, për gjobat që mund të aplikojë, për fuqinë që ruan në shpërndarjen e frekuecave dixhitale, mediat e mëdha të Tiranës do duhej të kërkonin me forcë emërimin e një rregullatori të ndershëm, të pavarur dhe të pa politizuar. Por ato e kanë kuptuar me kohë që s’janë asgjë më shumë se rripa transmisioni të partisë dhe prandaj ndihen gati gati të kënaqur që gjenden në hyqmin e Edi Ramës. Prandaj as nuk hapën gojën.

Dhe në këtë këndvështrim kjo heshtje, ky kapitullim, është disa fish më i rëndë se oreksi që ka çdo lloj pushteti -u vu re dhe sot-, për kontroll ndaj mediave. Ato dëshmojnë se ne nuk jemi më në pikën kur politika përdor gjithçka që ka në dorë për të manipuluar informacionin, por se ajo e ka fituar këtë betejë dhe këtë gjë tashmë e kanë pranuar edhe pronarët e televizioneve të mëdha.

Nëse nuk është kjo një shenjë e qartë për gjendjen e regjimit nën të cilin ndodhemi, le të dalë njeri e ta kundërshtojë.

As ambasadorët e huaj nuk e bëjnë këtë. Por ata po duken përditë e më shumë qesharakë duke u sjellë sikur nuk e shohin që mbreti është lakuriq. 

Duke u hequr sikur ushtrojnë persion aty këtu, sikur po ndreqin ndonjë gabim të bërë nga mungesa e përvojës demokratike, sikur po ruajnë vlerat e liberalizmit dhe liritë e pacënueshme, ata vihen në pozicionin e idiotit të dobishëm. Nga ky këndvështrim, Ambasda e SHBA-së, që as nuk u prononcua për këtë sprapsje të lirisë së medias, u tregua më serioze. Cinikë në pragmatizmin e tyrë siç dinë të jenë amerikanët, ata po demostrojnë se lojës sikur jetojmë në një regjim demokratik i duhet dhënë fund. Tani, me Edi Ramën, Shqipëria ka një dorë të fortë dhe çështja shtrohet vetëm nëse je pro, apo kundër tij.

Këtë e kuptuan sot së toku disa ambasadorë për këshillat e të cilve lideri jo vetëm nuk pyeti, por i vuri edhe Taulant Ballën që ti tallte.     

©Lapsi.al

 

 



14 Comments

  1. jashte BE e kan lene skan autoritet ti bejn me teper
    ambasadoret kurre smbajten qendrim as ndaj berishes pervec withers e lu

  2. Ne nuk e dime se nga i vjen kjo fuqi, por fakt eshte se Edi Rama e ka fituar betejen me shqiptaret,

    i ka mundur, i ka shtrire pertoke i ka tallur, bullizuar i ka vjedhur, dhe i ka perzene nga Shqiperia

    Sot Shqiperia eshte e shtrire per toke nen kembet e e meshiren nje njeriu, e pafuqishme dhe e

    pashprese. E vetmja shprese per te shpetuar eshte ikja, largimi pa kthim. Ky popull qe nuk u

    gjunezua para perandorive me te fuqishme te botes u gjunjezua, u squll dhe u dorezua para nje

    njeriu. Ndoshta nuk na pelqen liria, si atyre skleverve qe pasi fituan lirine kerkonin qe te

    ktheheshin perseri te skllavopronari se s’dinin c’te benin me lirine.

  3. Me mire nje bande sesa tre apo me shume banda . Meqenese ne si popull nuk dime se çeshte liria , krijojme heronje atehere kur nuk duhen , plogeshtohemi kur na tallin , ylim shpinen kur na sundojne athere fitorja vjene vetem nepermjet veteshkaterrimit te “sunduesve” . Vetkenaqesia eshte shkalla e fundit para vetshkaterrimit . Keta jane shume prane veteshkaterrimit , biles kane dale jashte orbite me kohe . Zullumi keputet duke u trashur , liria vjen atehere kur populli nuk ka me alternative dhe rrugedalje perveçse revolucionit . Sado i tulatur , sado i plogeshtuar qofte ky popull , gjithmone ka nje pike keputje . Edhe ligjet e natyres , fizika , na e vertetojne se pikekeputja vjen nga lodhja . Ky popull eshte i lodhur shuuuuuume i lodhur , i lodhur deri ne sterlodhje prandaj shume shpejt keputja do te vije .

    Nese do qe pasqyra te te buzeqesh , atehere shikoje duke buzeqeshur .
    Nese do te jesh i lire pregatitu per revolucion .

  4. YMER GELBAZA KELLIRA PO PERGADIT NJE DOSJE TE RE PER EDI RAMEN -ZAHO NUK ESHTE E EDIT POR I KUJTIM GJUZIT thotë:

    KY EDI RAMA E AKUZOJ SE KRISTAQI PO JA PALLON GRUAN DHE YMER GELBAZA KELLIRA JA PUBLIKOJ DOSJEN E PO PRET DIQKA ME SHUME PREJ EDI RAMES

  5. NUK E KUPTOJ SE PER CFAR VLERASH NA DUHET TE INTEGROHEMI NE KETE EVROPE BASTARDE QE “POLITIKA JONE ” KA 30 VJET QE NA CAN KARIN.

  6. Si gjithnje Bushat mbetesh realiste.

    Ky eshte realiteti I dhimshem e letij vendi qe kemi ambasadore me disa drejtore ne Ministrite e tyre te jashtme qe bejne legeni dhe shkerdhato diplomatin. Turp do hyjne ne historine e ketij vendi mbas 100 vitesh si TURPI.

  7. YMER GELBAZA KELLIREN KUR E SHQELMUAN NE KOKE DHE NE BOLE ,KOKA E MBETI E SHEMTUAR SI BOLET E EDI RAMES thotë:

    QKA THA KRESHNIK SPAHIU KUR IK PER TE JA FUTUR LLAPEN NE BYTH EDI RAMES DUHET MARRE LEJE NE AMBASADEN E AMERIKES,ZAGAR BYTHLEPERES POR PA BOLE,

  8. Krasniqi drejtonte ka vite ATSH-ne, institucion gjithashtu me shume rendesi, per te cilin s’keni folur fare.

    Problemi juaj kryesor ky eshte, qe flisni kur ju djeg vete, veshtire te luftoni per kauza parimore.

    Emblematike artistet e Teatrit. Nder dhjetevjecare as jane ndjere as jane degjuar nderkohe qe vendi, cope pas cope rrenohej sistematikisht. Se perdoren kurre pushtetin e tyre karizmatik.

    Kur ju erdhi veza u ngriten dhe u habiten sa pak popull u erdhi pas…

  9. Pordhe me rigon per te pjerdhur trute e militanteve politike te pjerdhur komplet o zoti gazetar .Te verteten e emerimit (votimit)e tregoi zoti Murrizi gjate fjales ne parlament, por per cudi asnji analist I asnji krahu politik nuk e permend .Dyshja Rama basha funksionon per mrekulli ,or zoti gazetar.

  10. Para ça ditesh, Nikplle Leshi shkruante dhe ishte i pezmatuar per vete, Pse Méta nuk ka dekoruar asnje gazetar te koha jone apo klan se nuk e si me saktesi pronar i kujt eshte dhe nul thoshte asnje fjale, Per ligjin e doçerve qe i il breket malokut te fu shes dhe mamokeve te tjere qe u dlashin syte@ …
    Kapele Bushat!

  11. Pd e salihu caktoje ate bushatin grua qe ishte dhe antare e keshillit kombetar te pd,por andi ishte i vogel atehere se salihu e quajti dhe pucist

    1. Buçes pa emer nuk i rrihet dot pa pa leh ,si buçe qe eshte. Mos u merzit o buçe, se po e lexoje hajduti qe te hedh kocken fiton pike nga kjo qe te thashe. Me nje fjale ve imorlitetin tend ne sherbim te llapes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *