• |
ide | kryesore

Kreu i ri i PDK: Edhe kursimet e fëmijëve i kam investuar në kriptovalutë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka treguar se edhe kursimet e fëmijëve të tij i ka investuar në kriptovaluta. Krasniqi është shprehur se këtë nuk ia rekomandon askujt , por shtoi se investimin e ka nisur në vitin 2016 dhe është penduar që nuk ka investuar më herët.


“Ka kriptovaluta që ka rritje kur tjerat kanë rënie, ose e kundërta. Po, unë kam besim që kjo është e ardhmja. Unë nuk i rekomandoj askujt asgjë, krejt çka po flas për kripto nuk është rekomandim financiar, nuk është këshillë financiare.


Nuk i rekomandoj askujt me investu më shumë sesa, aq sa mund t’i humbë krejt edhe që mundet me jetu pa to. Nuk i rekomandoj askujt me bo, cka kam bo unë.

Unë kam pas sukses por kam mundur edhe të dështoj shumë. Qaq besoj në këtë punë sa edhe kursimet e fëmijëve të mi, para dy vitesh i kamë kthyer në kriptovaluta” – tha Krasniqi.

Në deklarimin vjetor në Agjencinë Kundër Korrupsionit (AKK) ai ka në zotërim kriptovalutë në vlerë mbi 300 mijë euro. Ai ka deklaruar investime në 35 kriptovaluta të ndryshme. 

6 Comments

  1. “Nuk ja rekomandoj asnjerit por jam penduar qe nuk kam investuar me pare”. Nje te tille kryetar e ka hak PD e kosoves.
    ‘Neperka’.

  2. Hajde Meml hajde. Edhe Sudja jone ne 95-96 ka patur me shume siguri se “kriptovlaeshi”. Ose, menyre e mire per te justifikuar rritjen eksponenciale te pasurise ne kohe te shkurter:)

  3. Hajde Momli hajde!!!Luan me jetën dhe të ardhmen e fëmijëve të tij.Tamam bizxhozxhi!!!Dhe u zgjodh kryk….i Pdk që në një të ardhme mund të zgjidhet dhe kryeministër!!!Me këto që deklaron a mundet ti besohet Kosova këtij????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu