• |
ide | kryesore

“Loboi për ndarjen e Kosovës”/ Sa mund të dënohet në rast se shpallet fajtore ish-ministrja e Jashtme

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Nën dyshimin se ka keqpërdorur detyrën zyrtare, Prokuroria Speciale në Kosovë ka ngritur sot aktakuzë ndaj ish-ministres së Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha.


Sipas raportimeve të mëhershme gjatë ditës së sotme, ky hetim është i lidhur me një kontratë për lobim të nënshkruar me një kompani nga Parisi. Në këtë kontratë ishte promovuar ideja se “modifikimi i territorit” mund të jetë një zgjidhje në dialogun Kosovë – Serbi.


Ndërsa sot , përveç Hoxhës, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë për keqpërdorim të detyrës zyrtare kundër katër zyrtarëve tjerë të lartë të kësaj ministrie.

Pjesë e kësaj aktakuze është ish-ministrja Dhurata Hoxha, sekretari Kushtrim Cukaj dhe tre zyrtarë të tjerë F.M., D.Sh dhe N.O.

Të gjithë këta zyrtarë rrezikojnë të dënohet deri në 10 vite burgim pasi dëmi të cilin akuzohen se kanë shkaktuar e tejkalon shumën e 5 mijë euro, e që paraqitet si rrethanë cilësuese e cila ndikon në kualifikim më të rëndë të keqpërdorimit.

1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu