• |
ide | kryesore

Rama mbështeti Gjukanoviçin/ Shqiptari i Malit të Zi, Dritan Abazoviç indiferent për ndërhyrjen

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Në zgjedhjet e fundit në Malin e Zi, kryeministri shqiptar Edi Rama iu drejtua në gjuhën malazeze të gjithë shqiptarëve që iu drejtuan kutive të votimit për të mbështetur Milo Gjukanoviçin. Por siç u pa më vonë, pas 30 vitesh në pushtet, Gjukanoviç u rrëzua dhe kjo ndodhi edhe me ndihmën e një partie të themeluar nga shqiptari Dritan Abazoviç.

Për herë të parë ai ka reaguar ndaj “ndërhyrjes” së kryeministrit shqiptar në zgjedhje.

“Nuk kam problem që ai (Edi Rama) ka vendosur që të përkrahë kolegun e tij në Malin e Zi. I uroj sukses, shpresoj se qeveria e re do të jetë më e suksesshme se më herët. Besoj se Rama do të bëjë zgjedhjen e mirë të ministrav, të bëjë me siguri një freski. Sa na përket ne, ne jemi të gatshëm të për raporte të mira, për bashkëpunim… pa marrë parasysh që ndoshta ndonjë gjë nuk e shohim njëlloj, gjërat strategjike për rajonin i shohim fare njëjtë.” ka thënë Abazoviç në një intervistë për abc.



3 Comments

  1. Ne Mal te ZI Shqiptaret jane afersisht 3.2 % e popullsise, keshtu qe keni ne konsiderate keto shifra kur intervistoni Dritanin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *