• |
ide | kryesore

Rama sfidon ambasadat/ Zgjedh me 83 vota ish zëdhënësen e tij në krye të AMA

Arkiva, Kryesore



Kush më shumë e kush më pak të gjithë liderët që e kanë sunduar këtë vend e kanë pasur ëndër ta shpërfillin presionin e ambasadave perendimore. Por vetëm Edi Rama duket se po ia arrin. Ai ka votuar sot në seancën e fundit të kuvendit të vjetër, zgjedhjen e ish zëdhënëses së vet, në një post të rëndësishëm dhe delikat si ai i AMA-s. Me 83 vota pro Partia Socialiste dhe disa deputetë të opozitës së re kanë zgjedhur, Armela Krasniqin si kryetaren të Autoritetit të Mediave Audiovizive.

Basha reagon për zgjedhjen e kreut të AMA-s: Të dalësh kundër BE dhe OSBE s’është forcë, por harbutëri

Aktualisht në postin e drejtoreshës së Agjencisë Telegrafike Shqiptare (ATSH) ajo ka qënë më parë drejtuese e zyrës së shtypit të Kryeministrit Rama, ndërsa kur PS ishte në opozitë ka bërë rolin e zëdhënëses si vartëse e Endri Fugës.

Pikërisht ky afishim politik, por edhe fakti se drejtuesi i një institucion kaq të rëndësishëm, që jep licencat televizioneve, radiove dhe platformave të transmetimit dixhital si dhe i gjobit ato e për çështje të etikës, nuk mund të bëhej me këtë parlament të diskredituar i shtu shumë aktorë në ven të reagonin fort.

E para foli zyra e BE-së në Tiranë e cila kërkoi shtyrjen e këtij votimi në sesionin e ardhshëm parlamentar: “Ne kemi ndjekur nga afër procesin për zgjedhjen e kryetarit të ri dhe anëtarëve të bordit të Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA). Është e rëndësishme që të mos ketë dyshime mbi natyrën jopartiake, profesionale dhe pluraliste të punës së AMA-s. Vëmë re se votimi nga Parlamenti për emërimin e kryetarit është planifikuar për sot, në seancën e fundit të kësaj legjislature. Ne i ftojmë autoritetet të marrin në konsideratë të vazhdojnë me këtë emërim gjatë legjislaturës së ardhshme në shtator”. Më pas u prononcua edhe OSBE. Sipas OSBE, në këtë proces është nevoja “për një organ të pavarur të rregullimit të medias”, “për të garantuar që AMA ta përmbushë më së miri misionin e saj të ndjeshëm“.

Sikur këto të mos mjaftonin me deklarat doli edhe selia diplomatike e Britanisë:”Procedurat transparente janë thelbësore për të siguruar besimin e publikut dhe të të gjithë aktorëve të medias te rregullat, ligji dhe autoritetet publike. Sot theksojmë thirrjen e partnerëve ndërkombëtarë për të garantuar profesionalizmin e AMA-s përmes zgjedhjes së kandidatëve të pavarur në strukturat drejtuese të institucionit”, thuhej në njoftimin e saj.

Por pavarësisht toneve të ashpra të këtyre deklaratave, mazhoranca i trajtoi ato me mospërfillje. “Nuk besoj se zgjedhja e kreut të AMA-s është më e rëndësishme ze ajo e njerzve të drejtësisë së re” tha Taulant Balla duke ironizuar me diplomatët e huaj që e kanë njohur këtë parlament kur ka qenë puna për të votuar ndryshime themelore në reformën në drejtësi.

Kjo mazhorancë e ka pasur gjithnjë si synim kontrollin e AMA së cilës planifikoi ti linte në dorë edhe gjobat e majme kundër mediave online për të forcuar kontrollin mbi to. Por, projektligji i Ramës i mbetur në tentativë u kundërshtua fort nga Këshilli Europës dhe Brukseli. Mungesa e pavarësisë së AMA, i cili është një institucion që gjerësisht plotësohet nga persona me përkatësi të qartë politike, ishte një nga argumentet që e blri Komisionin e Venecias ta hidhte poshtë ligjin e miratuar nga socialistët.

©Lapsi.al

 



17 Comments

  1. Edvinja u dhjet ne kok te gjith ambasadave duke perfshire me shum ate te USA. Kurse te tjerat u bje me shkopin qe trembe qenin besnik te tije, ky pra eshte Edvinja tigri prej letre??

  2. Epo çmënduria nuk ka fund.Ai tashti mendon se është zot si dikur Enveri.Ai ambasadat i konsideron armiq të jashtëm kështuqë ska kush ta pengojë.Dhe shqiptarët që ju pëlqen diktatura ashtu duan!!!!

  3. Ne kete pike, ishalla po jua shkerdhen gjithe grate ambasadorëve po edhe gjithe burrat ambasadoreve te nderuara!!!
    Jemi me ty Udheheqes!
    Na pri!

        1. Cere Gregu a t’qift gamori t’tom! Un sa Rama kom cunin tem o idioti i dyte mbas ari-it te ketij portali.

  4. Pse hera e pare qe sfidon ky idiot ? Po ti vini re ky edhe ne keto mbledhjet on-line me BE , sfidon mendjet me te ndritura dhe kombet me te zhvilluara . A thua se ky pallosh nuk eshte kryeministri i Shqiperise por i nje vendi me 200 milion banore qe ka nje GTP miliarda dollarshe . Ky pallosh kujton se duke mbushur xhepat e tij me leke te vjedhur dhe duke komanduar 2 milion shurdhmemeca qe ulin breket dhe shesin edhe voten per nje çap buke te bene automatikiisht te mençur dhe shtetin me te fuqishme ne europe . Kur i krruhet dhise shkon e ha buken e bariut .

  5. Me ambasadorët e ka më lehtë se me këtë popull idiotbqë se padtroi corona ndoshta do të lindnin njeres me moral dhe dinjitet d jo si ky që shitet për 50 lek

  6. Ambasadoret bejne gjasme qe e kundershtojne te gjitha Jane filma i gjithe ky pushtet i Rames la mbeshtetjen e tyre me ne krye komunisten aziatike Kimeten

  7. Po ku qi me ky per njeri?????? Sala skishte as gjysmen e pushtetit te ketij dhe vriste njerez diten per diell, jo ky. Nuk thoni shyqyr dhe kaq po e ngacmoni.

  8. Avash avash se do ti gjej e mushka drut ne kete dynja do lahen te tera mekatet karma gjithmon te kthehet mbrapsh vonon por nuk harron eshte nje thenie ne mos ne te ri te ben te vuash ne pleqeri e do te shohim se skemi pare gje akoma femijet e tyre vofshin e ne gure te moles blofshin amin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *