• |
ide | kryesore

Shakohoxha njofton braktisjen e komentit të ndeshjeve para se të nisë Angli-Danimarkë

-Instant, Arkiva, Sport



Dritan Shakohoxha, një nga komentatorët më të njohur në vend ka vendosur të lërë profesionin, që e ka ushtruar prej vitesh tashmë. Këto dy ndeshje që kanë mbetur nga Euro 2020 janë të fundit që ai do të jetë në koment. Më pas nuk do ta dëgjoni të komentojë asnjë ndeshje, pasi vetë Shakohoxha njoftoi tërheqjen nga profesioni gjatë lidhjes që pati nga Wembley për RTSH, para ndeshjes Angli-Danimarkë.

“Kjo do të jetë ndeshja e parafundit që komentoj. Finalja e të djelës së ardhshme do jetë komenti im i fundit. Vjen një ditë që duhet ta lësh edhe atë që dashuron më shumë, në një mënyrë apo tjetër” u shpreh komentatori.

Dritan Shakohoxha ka mbajtur prej shumë vitesh postin e drejtorit në sektorin e sportit në Digitalb, por ai u shkarkua disa muaj më parë. Një nga shkaqet që u përfol për largimin e tij ishte një përplasje mes tij dhe kreut të FSHF-së, Armando Duka që ka aksione tek Super Sport.



4 Comments

  1. Uaau!. Lum si shikuesit shqiptare. Me ne fund anormalja do largohet nga ekrani. Me ate ze si ta pickonte gjithmone gjarpri, me perpjekjet poshte mediokre per te krijuar fjale, me kembenguljen e e deshtuar per te bere nje fjali shqip; gjithshka qe dukej sikur nuk do kishte fund, papritur ndodhi.
    Jetoj jashte dhe te marresh nje pakete sporti shqiptare eshte shume me lire se ato vendase. Po kur mendoja zerin dhe fjalite e Shakohoxhes, me kapnin te dridhurat e vendosja te paguaja ate cmimin e kripur,Zeri dhe fjalite e tij ishin nje nga aresyet qe lame Shqiperine. Po e mendoj te kthehem serish…….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *