• |
ide | kryesore

Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Koplik, në gjendje të rëndë një person

-Instant, Lajme, Të fundit



Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë orëve të para  të mëngjesit të ditës së sotme. Në një shtëpi në Koplik ka marrë flakë bombola e gazit dhe njëra prej dhomave të shtëpisë është përfshirë nga zjarri. E zonja e shtëpisë Sadete Kukaj raportohet se është në gjendje të rëndë shëndetësore pas shpërthimit të bombolës së gazit në banese dhe po merr ndihme mjekësore në Urgjencën e spitalit Rajonal Shkodër.

Ka qenë e menjëhershme ndërhyrja e zjarrfikësve nga qyteti i Koplikut që kanë arritur ta vënë nën kontroll zjarrin që rrezikonte gjithë shtëpinë e shtetasit Agim Kukaj. Si pasojë e shpërthimit është shkrumbuar gjithçka në katin e parë të banesës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *