• |
ide | kryesore

Shpërthimi në Velipojë, arrestohet personi që u shiti gazin

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një 46-vjeçar është arrestuar këtë të mërkurë nga policia e Shkodrës pasi ushtronte pa licencë aktivitetin e shitjes së gazit.

Policia lokale tha se Petrit Mlloja, banues në Shkoder, u arrestua për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”, “Ushtrimi pa licencë i aktivitetit tregtar”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët djegëse” dhe “Tregtimi dhe hedhja për konsum e lëndëve djegëse, në kundërshtim me ligjin”.

Policia thekson se në vijim të hetimeve për ngjarjen e ndodhur në 4 korrik në Velipojë ku në një hotel 3-katësh si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi u plagosën 4 persona u konstatua se gazi që përdorej në këtë hotel tregtohej në kundërshtim me ligjin nga Petrit Mlloja, të cilit një ditë pas ngjarjes iu bllokua aktiviteti nga ISHTI.

Por Mlloja e ka shkelur masën e bllokimit të aktivitetit, duke vazhduar tregtimin pa licencë të gazit të lëngshëm dhe të naftës, jashtë kushteve tekniko-ligjore. Pas kësaj policia e ka arrestuar 46-vjeçarin duke ia kaluar dosjen prokurorisë. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *