• |
ide | kryesore

VIDEO/ Si në filma, çifti hyn me makinë në dyqanin e parfumeve dhe e grabit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një burrë dhe grua që grabitën parfume me vlerë mbi 15 mijë £ në një dyqan në Trowbridge do të qëndrojnë tashmë në burg. Michael Denyer, 33 vjeç dhe Christina Colton, 44 vjeç u dënuan sot nga gjykata pasi u shpallën fajtorë për grabitjen e ndodhur në 23 qershor 2019.

Denyer u burgos për 3 vjet dhe Colton u burgos për 2 vjet e 9 muaj. Ngjarja ndodhi në orën 3.25 të mëngjesit të së dielës. Pamjet kamerave të sigurisë tregojnë se si çifti me një Ford Fiesta thyeu derën e dyqanit dhe më pas doli me një qese të madhe duke mbledhur parfume të shtrenjtë.

Përveç parfumeve ata shkaktuan edhe një dëm 13 400 £ duke shkatërruar hyrjen kryesore. Policia gjeti një çantë në vendin e krimit që kishte një kartë e cila i përkiste Colton.

Detektivët duhet të siguroheshin që çanta i përkiste autores dhe jo dikujt që e kishte lënë aty. Më pas u arrit të siguroheshin prova dhe u gjet makina e përdorur në krim. ©LAPSI.al

Boots ram raid couple are jailed



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *