• |
ide | kryesore

10 burra të armatosur hyjnë në shtëpinë e Loredanës, grabisin sende me vlerë

Paparazzi, Slider



10 burra të armatosur kanë hyrë në shtëpinë e Loredanës dhe kane vjedhur sende me vlerë. Reperja ka zbuluar se ata kanë vjedhur para, hard drive të kameramanit të saj, por më e trishtueshme për të është që i kanë vjedhur një send shumë personal.

Loredana ka treguar se në momentin që hajdutët kanë hyrë brenda, të gjithë kanë qenë në shtëpi. Fatmirësisht familjarët dhe skuadra e saj janë mirë, përtej shokuat që kanë kaluar pasi kanë mësuar për vjedhjen. Madje reperja ka publikuar në Instagram video të hajdutëve që hyjnë brenda në oborrin e shtëpisë e lëvizin lirshëm brenda saj. Ajo ju ka bërë thirrje ndjekësve të saj se nëse kanë informacion në lidhje me këtë ngjarje ta ndihmojnë, që të gjejë sendin personal që i kanë vjedhur.

“10 burra hyn në shtëpinë tonë me armë. Nuk mund ta besoj, unë vetë isha në gjumë. Nëse keni ndonjë informacion ju lutem na tregoni, nuk bëhet fjalë për paratë, por për një send shumë personal të timin që ma vodhën. Falë Zotit, familjes dhe skuadrës time nuk i ndodhi asgjë. Fatkeqësisht, hajdutët vodhën gjithë hard drive e kamermanit tonë. Dje e kuptova se çdo ditë duhet të jesh falenderues për gjërat që ke. Ne ishim në shtëpi…”, shkruan Loredana përkrah videove.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *